E padita tutorin se më tradhtoi me një tjetër
26/01/2005 TIRANË – E rritur në një familje të varfër. Tani është 20 vjeçe. Kur u largua në gusht të vitit 2003 për në Greqi së bashku me Besnik Xhepaxhiun, ishte vetëm 18 vjeçe. Nëna e saj, 45-vjeçare, nga hallet dhe varfëria dukej më e madhe në moshë. Ndërsa babai i ka vdekur dhe ajo thotë se jeton me njerkun dhe një vëlla nga martesa e dytë e së ëmës. Nëna e vajzës së shfrytëzuar ka pohuar në gjykatë se, policia ia ka marrë me dhunë firmën e kallëzimit së të bijës.
Historia
Në maj të vitit 2004, vajza e quajtur Fatjona Laçi, ka bërë kallëzim në policinë e Lushnjës për të pandehurin Besnik Xhepaxhiu. Është shprehur në polici dhe më pas para prokurorëve se, Besniku e ka shfrytëzuar në Greqi për aq kohë sa kanë qëndruar. Më pas ka qenë policia greke që e ka kthyer në kufi dhe për një muaj ka qëndruar në qendrën e rehabilitimit në Fier. Pas kthimit, Besniku është munduar që ta marrë përsëri, por policia i ka vënë prangat. I pandehuri është arrestuar pas kallëzimit që bëri vajza me nënën e saj. Por dje në gjykatë është përmbysur historia.
Dëshmia
Vajza gjatë gjithë kohës tymoste cigare. Ishte e rrethuar nga disa djem, shokë dhe të afërm të të pandehurit. Gishtat e mbushur me unaza floriri, ndërsa nëna që qahej se nuk kishin me se të jetonin dhe se vajzën e kishte të ndershme. Vajza jashtë seancës, u shpreh se vazhdon të quhet ende e fejuara e Besnik Xhepaxhiut nga fshati Yzgjokaj, Lushnjë. Edhe pse tashmë, Besniku mban në shtëpi një grua tjetër dhe ka një fëmijë tre muajsh. Të sjellë nga familjarët e të pandehurit para gjykatës, njerëzit e vajzës dhe vetë ajo ndryshuan thëniet, duke u munduar të lehtësojnë pozicionin e tutorit. Vetë Fatjona Laçi, vajza e trafikuar për disa muaj në Greqi, tha dje se kishte gënjyer në polici dhe në prokurori. Sipas saj, ajo nuk është trafikuar nga i pandehuri, por janë grindur me të, pasi mësoi se tradhtohej. Fatjona u shpreh se kishte ikur me Besnikun në Greqi dhe atje kanë punuar për t'u ushqyer. Janë kapur nga policia dhe janë dërguar në Shqipëri. Por kur kanë ardhur, Fatjona ka mësuar se Besniku dashuronte një tjetër vajzë dhe priste të bëhej baba. Fatjona këtë fakt nuk e kapërdinte dot. Ajo është grindur me Besnikun dhe i ka kërkuar të ndaheshin për hatër të fëmijës, që nuk mund të rritej pa baba. Ndërsa në polici vajza e trafikuar është shprehur se keqtrajtohej nga Besniku sa herë që nuk pranonte të dilte në rrugë për të punuar si prostitutë.
Nëna e të dëmtuarës
Lumnie Leka, nëna e Fatjonës që mban mbiemrin e burrit të dytë, ka mohur gjithçka që ka firmosur në polici. Sipas saj, Besniku është njeri shumë i mirë dhe ajo vazhdon ta ketë dhëndrin e familjes. "Unë nuk kam asgjë me atë djalë që ndodhet aty. Ai është shumë i mirë dhe me familjen time është sjellë mirë. Vajza është zënë me të dhe është rrahur, pasi ka mësuar se ai ka patur lidhje me një vajzë zjetër dhe e ka lënë shtatzënë. Ky është edhe shkaku që Fatjona ka kallëzuar në polici Besnikun". Këto janë deklarimet e bëra nga nëna e vajzës dje para gjykatës. Lumnie Leka u shpreh se për të dhe familjen e saj, Besniku është i lirë. Jo vetëm kaq, por Lumnia ka thënë dje se i është marrë firma me dhunë nga policia e Lushnjës. Pas deklarimeve të nënës së vajzës që mbroi turorin, ishte akuza që reagoi. Prokurorët kërkuan kundërshtimin e deklarimeve. Pas pranimit të gjykatës për të kundërshtuar deklarimet, procesverbali i datës 7 maj 2004, u administrua si provë dhe u fut në fashikullin e gjykimit