Donald e Condi: Të gjithë njerëzit e Presidentit

26/01/2005
Rumsfeld dhe marrëdhënia me Evropën, Gonzales, njeriu i ligjit Card pas kuintave. Hadley, siguria, Rove “truri”. Dhe Rice që duhet të ecë në gjurmët e prestigjit të Powell
Kurrë më parë nuk ishte drejtuar Departamenti i Shtetit nga një person kaq shumë në harmoni me mendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë (as në kohërat e Kissinger-Nixon)
Strategu politik i Shtëpisë së Bardhë, Karl Rove, konsiderohet si “truri” i fushatës së Presidentit George W. Bush. Karl Rove ka meritën më shumë se çdokush tjetër për suksesin e “revolucionit republikan” në politikën amerikane
PANORAMA
Ditën kur Bush bëri betimin për mandatin e dytë presidencial, nisi zyrtarisht edhe epoka postPowell, ish-sekretari i Shtetit që u zëvendësua nga Condoleezza Rice. Bashkë me “komandantin e përgjithshëm” dhe sekretaren e re të Shtetit, ja të gjithë personazhet e ekipit presidencial.
Pentagoni i Rumsfeld
Duhet përfunduar puna e nisur në Irak dhe kompletuar reforma e forcave të armatosura të SHBA, të cilat duhen transformuar në një njësi më moderne dhe fleksibël: me këta dy objektiva, Donald Rumsfeld u konfirmua në Pentagon. Bushi i kërkoi Rummyt – siç e thërrasin shpesh në Uashington – të qëndrojë në post, pasi Presidenti e konsideron “njeriun e duhur në vendin e duhur” – the right man for the job”. Ish-student në Universitetin e Princeton – universiteti prestigjioz i Nju Xhersit – ish pilot i avionëve gjuajtës në ushtrinë amerikane, Rumsfeld ka qenë ministri më i ri në moshë i Mbrojtjes në SHBA, mes viteve 1975 dhe 1977, kur President ishte Gerald Ford, të cilit Rumsfeld më parë i kishte shërbyer edhe si shef i Shtëpisë së Bardhë. Me konfirmimin presidencial, Rummy është bërë tashmë Sekretari më i vjetër në moshë i Mbrojtjes në historinë e SHBA. Duhet të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me aleatët evropianë, shumë prej të cilëve janë në NATO, të cilat ai vetë, duke nxitur nisjen e luftës në Irak pa marrë dritë jeshile i ka dëmtuar jo pak.
Condi Rice, besnikja e përjetshme
Kurrë më parë nuk ishte drejtuar Departamenti i Shtetit nga një person kaq shumë në harmoni me mendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë (as në kohërat e Kissinger-Nixon). Condoleezza Rice kishte shërbyer si profesoreshë në 2000 për kandidatin Bush në lidhje me çështjet e politikës së jashtme. Leksionet vazhduan edhe gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale, si dhe fundjavat e kaluara në Camp David dhe në fermën teksane të Bushëve. Condoleezza, ose Condi, siç e quan Bush, nuk gëzon në arenën ndërkombëtare prestigjin që kishte Powell. Përvoja e saj drejtuese është e kufizuar në botën universitare (eksperte e Bashkimit Sovjetik, ka qenë për gjashtë vjet drejtoreshë e Universitetit të Stanford, në Kaliforni). I pëlqen shumë të luajë në piano dhe të merret me patinazh.
Condoleezza, emri i së cilës është një ngatërrim i padashur i togfjalëshit italisht “con dolcezza – me ëmbëlsi” ka lindur 50 vjet më parë, në një familje shumë të thjeshtë. Nuk është martuar kurrë, dhe tani praktikisht është kthyer në një anëtare të përhershme të familjes Bush. Miqtë thonë se Presidenti ruan një marrëdhënie të tipit baba-vajzë me të (pavarësisht se është vetëm shtatë vjet më i madh).
Gonzales, njeriu i ligjeve
Për shumë amerikanë, ai është nejriu i torturave. Për shumë të tjerë, eminenca gri pas arritjeve të jashtëzakonshme në Teksasin e George W. Bush. Për të tjerë akoma, ai është thjesht një “yes man”, i gatshëm t’u ofrojë një kornizë ligjore zgjedhjeve dhe vendimeve politike të Shtëpsië së Bardhë. Alberto Gonzales, Kryeprokuror, i caktuar në vendin e John Aschroft është një njeri me shumë fytyra. Ka lindur në Hjuston, në 1955 dhe është rritur në një shtëpi me dy dhoma, i dyti i tetë fëmijëve të një çifti fshatarësh. Regjistrohet në Forcat Ajrore, sapo mbaron liceun. Dy vjet në forcat e armatosura, e më pas vendos të braktisë liceun për të studiuar jurisprudencë, fillimisht në Rice e më pas në Harvard. Bën karrierë në studion ligjore prestigjioze të Hjuston Vinson në Elkins: pikërisht këtu e peshkon Bushi në 1994 dhe e merr si këshilltar personal e më pas ligjor, pasi u zgjodh Guvernator. Nga 1990 deri në 2000 emërohet gjykatës në Gjykatën e Lartë të Teksasit: bie në sy për një seri vendimesh moderatorë që më pas e vendosin në qendë të kritikave të konservatorëve që i ishin kundërvënë abortit.
Andrew Card, njeriu i paskuintave
Imazhi publik i Andrew Card, 57 vjeç, shef kabineti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është i lidhur me atë mëngjes të trishtë të 11 shtatorit 2001, ditën e sulmeve terroriste kundër Kullave Binjake dhe Pentagonit. Ishte Card, që tradicionalisht vepron pas kuintave, që informoi Bushin për sulmet terroriste kundër SHBA, duke i pëshpëritur në vesh që një avion i dytë kishte goditur Nju Jorkun. Bush po lexonte, në një shkollë në Florida, një përrallë për fëmijë.
Card është një punëtor i madh, me orare që shkojnë deri 14 orë në ditë. Dita e tij fillon në 4.20, çdo mëngjes. Duke folur për veten, Card e përshkruan ditën e tij si “një gjendje lodhjeje e përhershme”. Por, duke qenë se ka pranuar një mandat të dytë përkrah Bushit, shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë duket se ka një rezistencë të pakufishme. Një bis i tillë nuk ndodhte që prej 50 vjetësh, kjo edhe sepse detyra e shefit të kabinetit është konsideruar si më stresuesja në Shtëpinë e Bardhë.
Card është një prej më besnikëve të Presidentit dhe e komandon Shtëpinë e Bardhë me grusht të hekurt duke luftuar – në mënyrë të veçantë – rrjedhjen e lajmeve. Kur nuk është në Shtëpinë e Bardhë, Card preferon të qëndrojë me të shoqen, Kathleene, një predikuese metodiste, të cilën e njeh që nga klasa e pestë fillore. I lindur në Olbrook, Massachusetts ai ka qenë Sekretari i Transporteve, kur President ishte George Bush babai, dhe më pas, pas zgjedhjes së Klintonit, punoi në industrinë e automjeteve.
Hadley, me çelësat e sigurisë në duar
I emëruar nga Presidenti George W. Bush si pasardhës i Condoleezza Rice në krye të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, Stephen J. Hadley është një specialist me përvojë të pasur. I lindur në Toledo, Ohio në 1947, është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin Cornell në 1969 dhe në Jurisprudencë, në Universitetin e Yale në 1972. Ka qenë këshilltar i ministrit të Mbrojtjes (’72-’74); anëtar i Këshillit Kombëtar për Sigurinë (’74-’77); anëtar i Komisionit Tower, i krijuar për të hetuar mbi shitjen e armëve amerikane Iranit; funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes; zëvendësshef i Këshillit për Sigurinë Kombëtare.
Edhe pse nuk është e lehtë ta karakterizosh ideologjikisht, ka dhënë prova të besnikërisë së tij ndaj administratës Bush, kur pranoi fajin për një “rrëshqitje” të Presidentit gjatë një fjalimi në 2003.
Karl Rove, “truri” politik
Strategu politik i Shtëpisë së Bardhë konsiderophet si “truri” i fushatës së Presidentit George W. Bush. Karl Rove ka meritën më shumë se çdokush tjetër për suksesin e “revolucionit republikan” në politikën amerikane. Në natën më të gjatë të Shtëpisë së Bardhë, kur rezultatet që mbërrinin nga mediat ishin kontradiktorë dhe shpesh negativë për Bushin, bashkëpunëtori 53-vjeçar nuk e humbi kurrë toruan. “Qëndroi në krah të Presidentit, nuk e la kurrë, për gjtihë natën”, saktësoi zëdhënësi Scott McClellan. Rove injoroi deklarimet e para, duke patur parasysh eksperiencën në Florida, dhe vazhdoi të sigurojë Presidentin për fitoren.
Gjatë katër muajve të fundit të fushatës, Bushi vizitoi të gjithë shtetet që konsideroheshin shumë të rëndësishëm për rizgjedhjen, duke ndjekur udhëzimet në një kartë gjeografike të hartuar nga Rove. Dhe ishte Rove autori i mesazhit të fundit të fushatës: Amerika që privilegjon vlerat morale, do të jetë me siguri vetëm në duart e Bush.