Qeveria greke nën presion
Autori i Lajmit: red.
Qeveria greke ka marrë kritika të forta nga shtypi pas vendimit për të bojkotuar një debat parlamentar që ka të bëjë me një skandal lidhur me shkëmbime tokash midis shtetit e një manastiri. Kjo pason dorëheqjen e bërë nga një ministër tjetër i kabinetit të enjten. Opozita e drejtuar nga socialistët kërkon votimin mbi atë nëse duhet të krijohet një komitet që të ketë pushtet të padisë dhe hetojë ministrat që mendohet se mund të kenë shkelur ligjin. Por kryeministri Kostas Karamanlis urdhëroi deputetët e tij të mos merrnin pjesë në debat. Disa njoftime të shtypit grek sugjerojnë se nëse do të kishte ndodhur votimi, rreth 15 deputetë nga partia qeverisëse, Demokracia e Re, do të kishin abstenuar, duke çuar në humbje për qeverinë.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008