Eksploziv C4 agjencise se valutes
Ngjarja ndodhi rreth ores 0145 ne afersi te kryqezimit te kesaj zone ku ndodhen edhe zyrat e agjencise. Paraprakisht policia dyshon se autoret e ngjarjes kane vendosur nje sasi te madhe eksplozivi rreth 300 grame qe dyshohet te jete tritol. Per kete arsye shperthimi ka qene shume i fuqishem. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere efektivat e Komisariatit nr.2 te cilet kane ndier shperthimin e fuqishem pasi vendi i ngjarjes ndodhet prane rajonit te policise. Me pas jane lajmeruar
edhe ekspertet antieksploziv te cilet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor lenda eksplozive u vendos nga persona ende te paidentifikuar ne piken e kembimit valutor. Paraprakisht nga veprimet e kryera rezultoi se tritoli ishte vendosur ne qepenin e pikes valutore qe eshte shkaterruar plotesisht bashke me deren prej xhami dhe mobiliet e brendshme. Policia tha se fatmiresisht demet jane vetem materiale pasi ne oren kur ka ndodhur shperthimi nuk ka pasur asnje person ne afersi te pikes se kembimit valutor. Deshmitaret dhe banoret e pallatit ne katin e pare te te cilit u vendos eksplozivi por edhe pallateve perreth treguan dje se e kane ndier shperthimin madje presioni i lendes eksplozive ka shkaktuar termet ne banesat e tyre.
DESHMITE
Lidhur me shperthimin e djeshem tek kryqezimi i 21 Dhjetorit policia ka shoqeruar per te marre ne pyetje pronarin e agjencise se kembimit valutor N. Hoxha dhjetera persona banore te zones perreth si dhe te njohur te Hoxhes. Ne deshmine e tij Hoxha ka deklaruar se nuk konflikte apo probleme me asnje person dhe per kete arsye nuk dyshon se kush mund te kete vendosur eksploziv ne biznesin e tij. Madje sipas policise pronari i Union Net ne nje moment ka aluduar edhe se gjithcka mund te ishte nje ngaterrese ose qellim grabitjeje. E megjithate ai ka pranuar se pas mbylljes se aktivitetit ne mbremje ne dyqan nuk mbetet asnje qindarke pasi parate vendosen ne vende te sigurta. Ndersa nga ana tjeter disa nga deshmitaret dhe te njohurit e pronarit te pikes se kembimit valutor kane deklaruar ne polici se shkak i shperthimit mund te kete qene edhe ndonje borxh i mundshem edhe pse vete Hoxha nuk ka pranuar ti kete para borxh askujt. Policia e Tiranes deklaroi dje zyrtarisht se nga veprimet e para hetimore qe jane kryer ne vendin e ngjarjes rezulton se ne qepenin e pikes valutore ishte vendosur nje sasi lende eksplozive e cila pasi ka shperthyer ka demtuar qepenin dhe deren prej xhami. Nga sherbimet e Seksionit kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve deklaroi policia e kryeqytetit pa dhene ndonje motiv te mundshem per ngjarjen. Per faktin se shperthimi po hetohet nga oficeret e Seksionit kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme duket se grupi hetimor po verifikon me me prioritet nje shperthim me qellim vjedhjen e pikes se kembimit valutor. Mesohet se te pakten deri ne oret e vona nuk eshte identifikuar asnje autor per ngjarjen.
Policia heton grabitjen dhe borxhet e pakthyera
TIRANE - Grupi hetimor i ngritur menjehere pas shperthimit ne agjencine e kembimit valutor ne Tirane eshte perqendruar ne dy pista kryesore. Burime nga policia e kryeqytetit thane se dy jane pistat kryesore per hetimin e ngjarjes. E para e cila po hetohet me me prioritet eshte ajo e nje tentative grabitjeje. Sipas burimeve nga grupi hetimor ekspertet e Vjedhjeve me Dhune dhe Arme po verifikojne te gjitha provat e gjetura ne vendin e ngjarjes nese mund te verifikohet pista e grabitjes. Mesohet se ekspertet gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes kane fiksuar edhe disa gjurme brenda dyqanit te shkaterruar gje qe i ka bere te dyshojne se autoret pasi kane mundur te shkaterroje qepenin me eksploziv jane futur per te vjedhur paret edhe pse ne sportele nuk ishin lene para nga pronari. Nga ana tjeter nisur nga disa deklarime te te njohurve te pronarit N. Hoxha eshte ngritur edhe pista tjeter hetimore qe lidhet me ndonje borxh te pakthyer qe Hoxha mund tu kete personave te ndryshem. Kjo mund te jete nje nga arsyet pse autoret ende te paidentifikuar kane vendosur ti shkaterrojne biznesin me eksploziv pronarit N. Hoxha.
ETLEVA DELIA