Italia sjell me pranga Baçin, ish-kreun e Interpol Tiranës
Bosi i një tjetër firme piramidale në Shqipëri është vënë në dorë të drejtësisë shqiptare, pasi është ekstraduar nga Italia. Ahmet Baçi, i njohur si bosi i shoqërisë piramidale "Univers", është ekstraduar dje, pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 13 vjet burg. Ai dyshohet se ka mashtruar mbi 160 persona, me qëllim që të investonin në biznesin e tij, pasi paratë e tyre do t‘i merrnin me fitim. E kështu, ai ka mundur të vjedhë rreth 2.4 milionë dollarë. Por, për ironi të fatit, Ahmet Baçi është edhe personi i parë që ka qenë në krye të Interpol-Tiranës në vitet ‘90 dhe më pas është shkëputur nga policia.
Në lidhje me këtë person, Policia e Shtetit deklaroi se dje paradite u ekstradua nga Italia. Rreth orës 11:30, ai është sjellë nga Milano, ku e kanë marrë dy oficerë të Interpol-Tiranës njësi që si shef të parë të saj në Shqipëri në fillim të viteve 90-të, ka pasur vetë të ekstraduarin. Ahmet Baçi, 46 vjeç, i cili njihej edhe me emrin Amedeo, lindur në Shkodër, ishte arrestuar prej pak kohësh në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Sipas të dhënave policore, ai është dënuar me 13 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës. Vendimi për dënimin e tij është dhënë më datë 15 shkurt 2001, dhe tetë vjet më vonë, u mundësua dërgimi i tij në qeli. Sipas të dhënave zyrtare, ai ka kryer veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit, të konsumuar tek 160 persona, me shuma të ndryshme.
Nga dosja penale e tij, mësohet se në muajin mars të vitit 1994, Ahmet Baçi, duke qenë ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë "Univers", me seli në Vorë, Tiranë, ka filluar aktivitetin e tij si firmë piramidale. Në vendimin e saj gjykata, deklaroi se ai filloi veprimtarinë kriminale të mashtrimit në formën e huamarrjes, duke vjedhur me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit pasurinë e qytetarëve të ndryshëm. Fillimisht, ai mori para nga të njohur të tij, të cilëve u premtonte se ato që kishin dhënë do të investoheshin në aktivitete fitimprurëse dhe për një kohë të shkurtër, ata do të përfitonin më shumë para.
Më vonë, duke ndjekur të njëjtin mekanizëm dhe duke pasur nevojë të qarkullojë më shumë para, e shtriu aktivitetin e tij kriminal edhe te njerëz të tjerë. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e këtij personi, deklaroi se ky aktivitet kriminal është kryer për një periudhë kohore nga viti 1994-1997. Ky ishte edhe viti kur dolën në pah falimentimet e firmave piramidale dhe njerëzit filluan të kërkonin paratë e tyre.
Ndërkaq, prokurorët, të cilët kanë hetuar çështjen e ish-bosit të "Univers", kanë zbuluar se është vjedhur pasuria e 160 personave, e cila është vlerësuar në një shumë totale prej 2 milionë e 436 mijë dollarë amerikanë, që në atë kohë ishte edhe valuta më e shtrenjtë që vlerësohej në vendin tonë. Për këtë arsye, duke parë se nuk kishte dënim për firmat piramidale, gjykata e dënoi këtë person 160 herë, për aq persona sa ishin mashtruar, duke i përllogaritur një dënim prej 13 vitesh burg. Por, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën, më datën 22 prill të vitit 2008, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Precedenti
Dy muaj më parë u arratis
ish-bosi i "Popullit", Driza
Ahmet Baçi, i cili u ekstradua dje nga Milano e Italisë, nuk i jep fund odisesë së drejtësisë shqiptare në luftë me kapjen e gjithë bosëve të firmave piramidale në Shqipëri gjatë viteve ‘90. Rreth dy muaj më parë, ish-presidenti i firmës piramidale "Populli", Bashkim Driza, u "arratis" në rrethana të panjohura. Ai ndodhej në Uruguai, në masën e sigurisë, arrest shtëpie, por mësohet se është larguar pa lënë gjurmë, duke i shpëtuar drejtësisë. Bashkim Driza ishte nën masën e sigurisë së arrestit shtëpiak. Por, gjatë kontrollit që agjentët e policisë bënin në banesën e tij, kanë konstatuar se ai nuk ishte më në shtëpi. Driza është dënuar me 16 vjet burg nën akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha të 304 mijë e 240 shtetasve. Shuma që mendohet të ketë përvetësuar Driza nga mashtrimi është rreth 9 miliardë lekë. Nga informacionet e policisë shqiptare mbi këtë rast, është mësuar se Driza u arrestua në fund të muajit shtator të vitit 2008, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Por, për arsye se vendi ynë nuk kishte marrëveshje ekstradimi me Uruguain, u kërkua ndërhyrje diplomatike dhe drejtësia shqiptare e cilësoi kapjen e tij si një rast të suksesshëm.