Dëshmitari në vrasjen e Hajdarit vetëlirohet
23/01/2009 Petrit Çakrri kishte marrë lejë 7-ditore për sjellje të mirë, arratiset nga Shën-Kolli
I dënuari për mashtrim me 20 milionë lekë ka dëshmuar kundër vëllezërve Haxhia
TIRANË- Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, Petrit Çakrri, vendos të arratiset nga burgu, duke përfituar nga leja që i ishte dhënë. Ai ka rënë në burg në vitin 2001 për një vjedhje dënuar nga gjykata e Durrësit dhe më pas ka vazhduar me bëmat e tij në burg. Është akuzuar si mashtrues disa herë. Madje është futur edhe në izolim në burgun e Peqinit pas një rrahje që iu bë nga Ismet Haxhia dhe disa të dënuar të tjerë. Petrit Çakrri, i dënuar me 6 vjet burg dhe i shpallur person i larguar nga burgu i Shën-Kollit teksa ishte duke vuajtur dënimin e mbetur, por dje ka deklaruar se nuk do të kthehet më në burg edhe pse leja i përfundonte në orën 15.00 të datës 22 janar 2009. Autoritetet e burgut konfirmojnë arratisjen e Petrit Çakrrit pas thyerjes së lejes. Madje drejtoria e burgut të Shën Kollit ka bërë kallëzim penal në gjykatë.
Arrati nga burgu
Petrit Çakrrit i kishin mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg për të kryer. Duke qenë në këto kushte atij si gjithë të dënuarit e tjerë i lindte e drejta e marrjes së lejes për sjellje të mirë. Por menjëherë sapo ka dalë nga burgu me leje, Çakrri ka vendosur t’i jap vetes lirinë e shumëdëshiruar. Madje ai publikisht është shprehur se nuk do të kthehet në burg, pasi e kanë mbajtur padrejtësisht aty. Çakrri ka marrë nga burgu 7 ditë leje. Vetëm katër ditë më parë ai u shfaq në dyert e gjykatës dhe është shprehur se nuk do të kthehet më në burg pasi e kishte përfunduar vuajtjen e dënimit. Megjithatë, deklarata e Çakrrit bëhej brenda aftit të lejes dhe nuk mund të merrej seriozisht. Tashmë ai e ka bërë fakt të kryer. I ka thënë vetes të mos kthehet më në qeli dhe të jetojë i lirë si gjithë të tjerët. Nga ana tjetër Çakrri nuk ka menduar faktin se policia do ta shpallë në kërkim dhe ta akuzojë atë për një tjetër vepër penale. Në këto kushte ai e rëndon pozicionin e tij. Ka qenë dëshmitar në procesin “Hajdari” dhe disa herë është konfliktuar me të dënuarit e shpallur fajtor për këtë krim. Në Drejtorinë e përgjithshme të Burgjeve e konfirmojnë dhënien e lejes për shtetasin Petrit Çakrri dhe moskthimin e tij në ditën dhe orarin e caktuar. Ka qenë i pari Çakrri që ka reaguar duke u thënë nëpërmjet mediave autoriteteve të burgut se “nuk mund të qëndroi përjetësisht në burg”.
Dënimet, akuzat
Petrit Çakrri u dënua nga gjykata e Tiranës në maj të vitit 2006 për veprën penale të “Mashtrimit”. Por i arratisuri nga burgu ka edhe një dënim tjetër të marrë në vitin 2001 në Durrës për akuzën e vjedhjes. Njihet si mashtrues dhe hajdut i rëndomtë. Të paktën ky është versioni që ka dhënë gjykata në momentin e dhënies së dënimit për të. U deklarua fajtor se mashtroi shokun e qelisë duke i premtuar liri në këmbim të 20 milionë lekëve. Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, Petrit Çakrri rrihet nga Ismet Haxhia dhe katër të dënuar të tjerë. Ka dëshmua në procesin kundër vrasësve të Hazem Hajdarit, duke i akuzuar ata direkt. Ai është shprehur gjatë dëshmisë së tij se ka parë të gjithë ngjarjen dhe se vëllezërit Haxhia ishin aty. Kjo dëshmi bëri që ai të rrihet në burg e më pas të përfundoi në izolim. Pas këtij momenti, Petrit Çakrri largohet nga Peqini për në Shën-Koll ku do të qëndronte deri ditën e dhënies së lejes nga autoritetet e burgut. Dëshmitari në procesin kundër vrasësve të Azem Hajdarit, Petrit Çakrri, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 vjet burg. Ndërsa kunati i tij, Besnik Sulaj, bashkëpunëtor në vjedhje me anë të mashtrimit u dënua me 5 vjet burg. Vendimi u dha nga gjyqtari Arben Kostandini. Ishte duke vuajtur një dënim në momentin kur mori të dytin. Ai mashtroi nja bashkëvuajtës nga Fieri me emrin Fatmir Kallashi. Me marifet ai nëpërmjet kunatit të tij i mori Fatmir Kallashit 20 mijë dollarë. Ky i fundit ishte dënuar me 20 vjet burg. Por Petrit Çakrri si specialist i thotë shokut se do ta lironte nga burgu nëse i jepte 20 mijë dollarë.
Reagimi i burgjeve
Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve deklaroi dje se “Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit rezulton se i dënuari duhet të vuajë edhe 1 vit e 4 muaj heqje lirie, pavarësisht pretendimeve të tij për përfundim të dënimit. I dënuari nuk është kthyer në afatin e caktuar duke shkelur dispozita ligjore të largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Për këtë arsye i dënuari në bazë të nenit 323/1 të Kodit Penal mund të dënohet deri në 5 vjet heqje lirie.