Marrëveshje për parkun energjetik të Lezhës
23/01/2009 Sot nënshkrimi
Qeveria shqiptare do të nënshkruajë sot marrëveshjen për ndërtimin e parkut energjetik të Lezhës. Ministria e Ekonomisë njoftoi se marrëveshja do të nënshkruhet në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i vendit Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Saba D’Elia. Deklarata e përbashkët për marrëveshjen do të firmoset me “Marsiglia Group”, kompania që parashikon të investojë rreth 1 miliard euro për ndërtimin e parkut energjetik të Lezhës. Parku do të ketë një fuqi prej rreth 385 megavatësh. Projekti përfshin ndërtimin e dy centraleve me erë dhe një centrali me biomasë. Mësohet se shoqëria italiane, përveç burimeve të prodhimit do të përfshijë edhe ndërtimin e një linje tjetër nënujore, e cila do të transmetojë energjinë e prodhuar në Lezhë drejt Italisë. Shteti fqinj ka qenë gjithnjë i interesuar për investime të ndryshme në fushën energjetike në vendin tonë, si parqet eolike, apo edhe parqet e tjera industriale. Shqipëria pritet të bëhet një faktor i rëndësishëm në rajon për sa i përket energjisë elektrike, duke i dhënë fund problemeve të furnizimit për tregun vendas.