“Dëshmitarja” e Jehovait: “Tentova vetëvrasjen për shkaqe ekonomike”
12/04/2005 Violeta Aga, e mbijetuara nga vetëgoditjet me thikë në bark, ka theksuar se nuk u ndikua nga sekti fetar
Bien dyshimet se vetëvrasjet e shpeshta të ndodhura kohët e fundit, mund të inicioheshin nga literaturat e sekteve fetare. Të paktën në një rast që u hetua nga Prokuroria e Tiranës, nuk u arrit të siguroheshin prova, që të vërtetohej se femra që tentoi të vetëvritej ishte ndikuar nga literaturat e sektit fetar që ajo frekuentonte. Violeta Aga, nëna e dy fëmijëve që tentoi të vetëvritej rreth një muaj e gjysmë më parë, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes, ka pohuar se shkak kishin qenë kushtet ekonomike. Ajo ka mohuar të jetë shtyrë nga ideologjia e sektit fetar që frekuentonte, lidhur me aktin e vetëvrasjes, kur ajo goditi veten disa herë me thikë në bark.
Deklarimi
Për të siguruar një provë konkrete lidhur me ndikimin që mund të kishin sektet fetare në vetëvrasjet e frekuentuesve të tyre, Prokurorisë i është dashur një hetim i sofistikuar. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës, thanë dje për gazetën “Metropol” se për këtë arsye është dashur marrja e deklarimeve të të dëmtuarës. Kështu, ajo është marrë në pyetje nga hetues, të cilët nuk janë prezantuar si të tillë, por si dashamirës që i kanë uruar shërimin pas vetëplagosjes. Burimet thonë se, kjo procedurë është ndjekur që Violeta të ishte sa më e qetë dhe e lirshme rreth atyre që do të deklaronte. Për rreth tri orë, ajo është pyetur nga hetuesja, por asnjëherë gjatë bashkëbisedimit Violeta nuk ka pohuar të jetë ndikuar nga ideologjia e sektit për aktin që kishte kryer. Nëna e dy fëmijëve ka pohuar se gjendja e rëndë psikologjike i ishte shkaktuar vetëm nga kushtet ekonomike në të cilat jetonte, sqarojnë burimet. Ajo është shprehur se, bashkëshorti konsumonte alkool, duke shpenzuar edhe ato pak të ardhura që fitonin. E ndodhur në kushte të tilla, ajo kishte menduar të vriste veten, me qëllim t’i shpëtonte kësaj gjendje të padurueshme ekonomike, ka deklaruar ajo para hetueses. Gjithashtu mësohet se Violeta ka theksuar se e frekuentonte sektin fetar të “Jehovait”, por se nuk ishte shtyrë drejt vetëvrasjes nga ideologjia që mësonte aty.
Hetimi
Pas sekuestrimit të fletushkave, ku predikohej filozofia e sektit fetar të “Jehovait”, në banesën e Violetës, Prokuroria vendosi që ta merrte atë në pyetje. Kjo me shpresën për sigurimin e ndonjë prove konkrete rreth dyshimeve se ajo mund të ishte vetëvrarë si pasojë e frekuentimit të këtij sekti. Sipas Prokurorisë, në literaturë ka fragmente ku premtohej parajsa pas vdekjes. Por, Violeta nuk e ka pranuar të ishte vetëflijuar për këtë shkak, por për ato ekonomike. Burimet thonë se, kjo dosje pritet të pushohet pas marrjes së deklarimeve të të vetëdëmtuarës. Ndërsa vazhdojnë të hetohen rastet e tjera, ku vajza minorene, frekuentuese të sekteve të ndryshme fetare, janë vetëflijuar pa pasur ndonjë arsye të fortë. Violeta Aga tentoi të vetëvritej rreth një muaj e gjysmë më parë në banesën e saj. Ajo u vetëqëllua disa herë me thikë në bark, por familjarët ndërhynë në kohë dhe e shoqëruan për në siptal, ku mori ndihmën e parë dhe i shpëtoi vdekjes.
Precedentë
Të vetëvrarat gjatë këtij viti në Tiranë
•Esmeralda Cenaj çeli siparin e vetëvrasjeve për këtë vit. 11-vjeçarja nga Fieri u gjet e varur në mbajtësen e peshqirave në tualet nga prindërit e saj. Shkaqet e aktit fatal u konsideruan të mistershme. Vogëlushja flitej se ndiqte leksionet e një sekti fetar "Dëshmitarët e Jehovait", ku predikohej për jetën e përjetme, që do të ishte më i mirë se kjo tokësore. Por të afërmit dhe përfaqësuesit e organizatës e mohuan frekuentimin e leksioneve nga ana e Esmeraldës.
•Joana Rajdho nga Tirana humbi jetën pak ditë më pas në rrethana të përafërta. Nxënësja e klasës së pestë, rreth 11 vjeçe u var me shall në dorezën e dritares së banjës në shtëpinë e saj. Edhe për të u përfol se shkonte në kishë dhe se besonte në ekzistencën e parajsës. Por, nëna e saj, Anila e mohoi kategorikisht këtë, duke thënë se e bija kishte qenë vetëm një herë në kishën ortodokse, kur ishte vetëm 4 vjeçe, pasi ajo ishte e pagëzuar në Greqi.
•Eriola Elezi nga fshati Velçan i Pogradecit pësoi të njëjtin fat në datën 20 shkurt. 13-vjeçarja u gjet e varur në kasollen e lopës në rrethana të paqarta. Vetëm pak ditë më pas, policia zbuloi se ajo frekuentonte shoqatën fetare "Kisha ungjillore metodike". Ajo çka predikohej nga librat teologjikë predikonte amëshimin pas vdekjes së trupit. Elezi u kishte thënë shokëve të klasës një ditë para se do të vriste veten, por ata kishin qeshur duke e marrë pohimin si shaka.