E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me 16.8 kg drogë, mbetet në burg

12/04/2005  TIRANË – Lefter Kozdine u paraqit dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të kërkuar revokimin e masës së arrestit. Pas provave të depozituara nga të dyja palët, gjykata me vendim u shpreh për rrëzimin e kërkesës së bërë nga avokati Genc Gjokutaj. U arrestua më 21 shtator 2004, në portin e Vlorës, në pritje për të kaluar kufirin me 16.8 kg heroinë. Bashkë me të u vu në pranga edhe shoferi i makinës ku u gjet malli, Patriot Zyberi. Ky i fundit është lënë në gjendje të lirë. Zyberi është shprehur se makina është pronë e shoqërisë "Kozdine", e drejtuar nga i pandehuri Lefter Kozdine. Por dje, para gjykatës, nëpërmjet avokatit të tij Genc Gjokutaj, i pandehuri ka pretenduar se nuk ka lidhje me sasinë e drogës së kapur dhe se në Itali do të shkonte për punë të shoqërisë. Prokuroria u shpreh se në pakot e drogës se gjetur në makinën me targa VL 0855 A, janë gjetur gjurmët e gishtave që i korrespondojnë të pandehurit. Ndërkaq pas një jave, sipas prokurorit, dosja është gati për gjykim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›