E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të përdhunojë një të mitur, mbetet në burg

12/04/2005  TIRANË – Është baba i tre fëmijëve të rritur dhe të shkolluar. Thirret me emrin "Pipi", ndërsa quhet Spiro Papa. Është nga Berati dhe pretendon se ka një karrierë të pastër si berber në këtë qytet. Mësohet se gjithmonë i ka pëlqyer të jetë i veçantë, ndonëse tani është në një moshë të madhe. Tri ditë më parë ka rënë në prangat e policisë për një vepër të rëndë penale. Akuzohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie me një fëmijë të moshës 12-vjeçare. Spiro Papa është kallëzuar në polici nga familjarët e fëmijës së mitur. Sipas përfaqësuesit të akuzës, i pandehuri ka bërë ngacmime të vazhdueshme kundrejt fëmijës. Por një ditë ai e ka gënjyer atë, duke dashur të shkojë më tej. Për fat të mirë, vepra ka mbetur në kushtet e tentativës, pasi vetë fëmija ka mundur të largohet. Pas këtyre momenteve, i dëmtuari ka shkuar menjëherë në shtëpi, duke ia treguar gjithçka prindërve. I friksuar nga ajo që përjetoi, fëmija i mitur ka dashur që gjithçka ta tregojë në polici pa bërë gabime. E ndihmuar nga prindërit, para policisë fëmija i vogël ka treguar të njëjtat gjëra që ka thënë në shtëpi. Nga ana tjetër, i pandehuri në gjykatë ka kundërshtuar akuzën. Ai është shprehur se me fëmijët është shumë dashamirës dhe kjo gjë është keqkuptuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Kombinatit, ku banon edhe i pandehuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›