Dëshmitë e penalitetit tani do të merren online
Nga dje nuk do të ketë më radhë të gjatë për tu pajisur në Ministrinë e Drejtësisë me një dëshmi penaliteti
TIRANË- Duke nisur nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë nuk duhet të presin në radhë për tu pajisur me një dëshmi penaliteti. Ata mund të aplikojnë online dhe brenda pak minutash do të pajisen me dëshminë nga Ministria e Drejtësisë. Sistemi i ri u inaugurua dje nga kryeministri Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha e cilësoi inaugurimin e këtij projekti si një hap të ri e të rëndësishëm drejt moshës dixhitale të vendit. "Deri para instalimit të këtij sistemi dixhital, qytetarët shqiptarë përjetonin radhë të gjata, të mundimshme, hordhi sekserësh, për të marrë një dokument për të cilin ata kanë të drejtë ligjore ta kenë. Shërbimi për qytetarëttashmë do të ofrohet në bazë të standardeve më të avancuara, ku çdo qytetar vetëm sa do të bëjë dorëzimin e formularit në institucionin që ata do të paraqiten dhe25 institucione të cilat kërkojnë një vërtetim të tillë, do të jenë të lidhura me serverin qendror, e cila është e vendosur në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë"- tha kryeministri Berisha. Ndërkohë Ministri i Drejtësisë u shpreh për se ky është një shërbim, i cili për herë të parë heq procedurat në shumë raste burokratike dhe korruptive të dhënies së shërbimit, sepse tashmë nuk do tu kërkohet më individëve këto lloj procedurash, por do të krijohen thjesht dhe vetëm nga ana e institucioneve shtetërore.Individët dhe qytetarët do të mjaftohen vetëm me vetëdeklarimin. "Duke i kërkuar individëve vetëdeklarimin gjithmonë nën përgjegjësinë e tyre ligjore, krijohet dhe rikorrigjohet një marrëdhënie e re e deformuar tashmë midis qytetarëve dhe shtetit.Qytetarët trajtohen tashmë nëmënyrë më ligjore, më fisnike, ashtu siç edhe u takon duke mos u krijuar asnjë barë dhe asnjë praktikë dhe procedura korruptive, duke u hequr lodhjen e tyre ligjore dhe burokratike që i ka shoqëruar", pohoi ministri Alibeaj. Në këtë sistem elektronik do të kenë të drejtë hyrjeje 25 institucioneve publike ose private, vendase apo të huaja, të cilave u është dhënë kodi hyrës me vendim të Këshillit të Ministrave.