E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmon e dashura

Gjashtë dëshmitarë e kanë karakterizuar të mërkurën vazhdimin e procesit gjyqësor kundër tre të akuzuarve për vrasjen e policit për mbrojtje të afërt, Triumf Riza.

Veç një polici të Njësisë Speciale në Ferizaj, katër dëshmitarëve okularë, një fqinji të Enver Sekiraqës, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në cilësinë e dëshmitares ishte edhe ish-e dashura e Ilir Abdullahut, Emine Zeqiri.

Ilir Abdullahu bashkë me kushëririn e tij, Rrahimin, si dhe me Enver Sekiraqën, janë në arrati, ndërsa janë të akuzuar si shtytës në vrasjen e policit Riza, ndërsa si doras i vrasjes i akuzuar është Arben Berisha, si ndihmës në vrasje, Fitim Avdiu, e si ndihmës pas vrasjes, Agron Emini. Ky i fundit mbrohet në liri, derisa Berisha e Avdiu janë në paraburgim që nga koha kur është vrarë polici Riza.

Dëshmitarja Zeqiri të mërkurën ishte shumë e matur, ndërsa mohoi në tërësi dëshmitë që i ka dhënë më herët në polici e Prokurori.

Ajo tha se nga policët ka qenë e kërcënuar, madje edhe me vrasje.

Qysh në fillim të dëshmisë, ajo kërkoi që ti lexohet deklarata që ka nënshkruar në Prokurori, pasi që, sipas saj, ajo është detyruar ta nënshkruajë atë deklaratë, ndërsa tha se ngjarja nuk është ashtu siç shkruan në deklaratë.

Pas leximit të saj nga kryetari i kolegjit, gjyqtari Mejdi Dehari, dëshmitarja i mohoi të gjitha.

Dëshmia të cilën prokurori special, Reshad Millaku pretendon se dëshmitarja e ka dhënë konform ligjit, zbulon mjaft detaje të raporteve mes dëshmitares e personit të shumë kërkuar, Enver Skiraqa.

Mes të tjerash, në dëshminë e lexuar bëhet me dije se dëshmitarja Zeqiri ka pasur lidhje intime me Enver Sekiraqën. Ky i fundit, sipas dëshmisë, derisa dëshmitarja kishte qenë duke shkuar në Ferizaj, ai e kishte marrë dhe e kishte dërguar me veturën e tij. Me të njëjtën veturë ajo ishte kthyer në Prishtinë. Me kalimin e ditëve, raportet mes saj e Sekiraqës kishin filluar të lidheshin edhe më.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›