Dëshmon ekonomisti: “Me Remziun të panjohurit morën edhe disa sende që i kishte në makinë”
Në proces u lexuan deklarime, pasi nuk kishin ardhur dëshmitarët
Laureta Rryçi
Tiranë - Dëshmitari i thirrur në procesin e Remzi Hoxhës, edhe pse nuk dha shumë detaje, rindërtoi para kolegjit penal të njëjtën skemë. 71-vjeçari Astrit Sula ishte ekonomist në punishten që drejtohej nga biznesmeni i zhdukur, Remzi Hoxha. Sula rrëfeu dje se nuk mbante mend shumë hollësi për shkak të viteve që kanë kaluar dhe moshës që kishte, megjithatë, atij i kujtohej mirë se një nga personat që mori me vete Remziun, mori dhe disa sende që ndodheshin në makinën e biznesmenit. Dëshmia e Sulës nuk zgjati për shumë kohë. Më pas, prokurori i çështjes lexoi disa deklarime të tjera të dhëna nga dëshmitarë që, me gjithë thirrjet nga gjykata, sërish nuk janë paraqitur për të dëshmuar.
Seanca
Seanca gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë vijoi dje me pyetjen e një tjetër dëshmitari të thirrur nga prokuroria në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Astrit Sula, ish-ekonomisti i firmës së duraluminit të Remzi Hoxhës, dëshmoi para kolegjit penal kryesisht për momentet e rrëmbimit të biznesmenit Hoxha nga mjediset e firmës në Tiranë në vitin 1995. Gjatë rrëfimit për togat e zeza dëshmitari tregoi edhe karakteristikat fizike të një personi që kishte bërë një kontroll në makinën e Hoxhës pas largimit të tij nga firma, por, siç deklaroi ai, nuk e kishte njohur atë.
Dosja
Tre ish-SHIK-asit; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës 14 vite më parë në Tiranë. Gjithashtu, mbi supet e tyre rëndon akuza e “rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt”. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shtator-tetor 1995, kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut. Aty pengjet janë torturuar për disa ditë. Për shkak të torturave ka gjetur vdekjen biznesmeni kosovar Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur “Albatros”, e cila prodhonte konstruksione duralumini. Zhdukja e tij është denoncuar publikisht edhe nga familja.
9 Shtator 2009