Konkurrenca në ekonomi, Shqipëria e fundit në rajon
Forumi Ekonomik Botëror e liston vendin tonë në vendin e 96-të mes 133 shteteve. Infrastruktura, pronësia dhe faktorët novatorë shënojnë treguesit më të këqij
Albert Gjoka
Ekonomia shqiptare vazhdon të ketë parametrat e konkurrencës nga më të ulëtit në rajon. Një gjë e tillë po tregohet sidomos në këtë periudhë, kur bota po përballet me një nga krizat më të mëdha ekonomike gjatë 50 viteve të fundit. Statistikat e deficitit tregtar e dëshmojnë më së miri. Një e dhënë e tillë për nivelin e konkurrueshmërisë për vitet 2009-2010 ka dalë nga raporti më i fundit i Forumit Ekonomik Botëror, ku mes 133 shteteve, Shqipëria listohet në vendin e 96-të. Në krye të listës për parametrat më të lartë të ekonomisë listohet Zvicra, e cila këtë vit ka marrë kreun, duke e ulur në vendin e dytë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në vendin e fundit janë Zimbabve dhe Burundi.
Indeksi për Shqipërinë
Ndonëse këtë vit vendi ynë ka ngjitur 12 shkallë krahasuar me vitin e kaluar, sërish Shqipëria listohet në vendin e fundit në rajon, dukë lënë pas vetëm Bosnjën. Raporti më i fundit i Forumit Ekonomik Botëror, ndër më seriozët përsa i përket konkurrencës së ekonomive të shteteve të ndryshme të botës, e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e 96-të, duke qëndruar pas Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë apo edhe shteteve të reja anëtare të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria. Për nxjerrjen e indeksit vjetor, që i përket periudhës 2009-2010, treguesit më të këqij janë faktorët novatorë, që renditen në vendin e 121-të. Ndërkaq, treguesit bazë apo nxitësit e eficiencës janë përkatësisht në vendin e 90-të dhe të 93-të. Pika më e dobët e Shqipërisë që ndikon negativisht në konkurrencë është ajo që ka të bëjë me infrastrukturën. Forumi e liston Shqipërinë në pozicionin e 104-t, mes 133 shteteve. Infrastruktura rrugore, hekurudhore, portuale, apo furnizimi me energji elektrike vazhdojnë të mbeten problematike, duke shkaktuar pengesa serioze për zhvillimin e biznesit. Duke parë treguesit kryesorë, në fushën e të drejtës së pronës, pronësisë intelektuale, apo edhe ato që kanë të bëjnë me reformat gjyqësore, vihet re se Shqipëria nuk ka shënuar progres, përkundrazi. Indekset na rendisin mes shteteve me standardet më të këqija.
Përsa u përket treguesve ekonomikë, Shqipëria ka shënuar përparim vetëm në ruajtjen dhe mbajtjen në kontroll të inflacionit. Ndërsa për nga balanca e buxhetit qeveritar, apo niveli i kursimeve në nivel kombëtar, jemi të listuar mes 15 vendeve të fundit të botës. Përparim shënojmë në lidhje me standardet e shëndetit dhe të arsimimit, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të renditjes botërore të konkurrencës. (Për më shumë, shih tabelat.)
Indeksi i Forumit
Indeksi i konkurrencës që nxjerr çdo vit Forumi Ekonomik Botëror është ndër të dhënat që përdoret më gjerësisht nga qeveritë, kompanitë private, institucionet dhe organizatat e ndryshme për të ndërtuar raportet e bashkëpunimit me çdo vend apo sipërmarrje biznesi. Forumi ka partnerët e tyre në çdo vend. Instituti i Studimeve Bashkëkohore në Shqipëri është organizata që furnizon Forumin me të dhëna, të cilat më pas përpunohen për të nxjerrë rezultatet e përvitshme. Po ashtu, Indeksi i konkurrencës përdor edhe të dhënat e organizatave të tjera si Transparency International, apo Banka Botërore, FMN-ja, PNUD-i dhe institucione të tjera që merren me matjen e treguesve të zhvillimit njerëzor dhe ekonomik.
Treguesit
Kërkesat bazë 90
Nxitësit e eficiencës 93
Faktorët novatorë 121
TREGUESIT BAZË
Institucionet 87
Infrastruktura 104
Stabiliteti makroekonomik 95
Shëndeti dhe edukimi parësor 66
NXITËSIT E EFICIENCËS
Arsimi i lartë dhe trajnimi 90
Eficienca e tregut të mallrave 97
Eficienca e tregut të punës 65
Sofistikimi i tregut financiar 90
Gatishmëria teknologjie 89
Madhësia e tregut 106
FAKTORËT NDËRLIKUES DHE INOVATIVË
Ndërlikimet e biznesit 109
Inovacioni 126
TREGUESIT KRYESORË
Të drejtat e pronësisë 118
Mbrojtja e pronësisë intelektuale 120
Shpërndarja e fondeve publike 66
Besimi publik i politikanëve 69
Pavarësia e Gjyqësorit 106
Favorizimi në vendimet e zyrtarëve qeveritarë 84
Shpenzimet pa plan të qeverisë 65
Ngarkesa e rregullave qeverisëse 54
Eficienca e strukturave ligjore në zgjidhjen e konflikteve 70
Eficienca e strukturave ligjore në ndryshimin e ligjeve 62
Transparenca e marrjes së vendimeve nga qeveria 94
Kostot e biznesit nga terrorizmi 59
Kostot e biznesit nga krimi dhe dhuna 63
Krimi i organizuar 86
Siguria e shërbimeve policore 75
Sjellja etike e kompanive 76
Forcimi i standardeve audituese dhe informuese 90
Efikasiteti i bordeve të korporatës 77
Mbrojtja e interesave të aksionerëve minorë 96
INFRASTRUKTURA
Cilësia në tërësi e infrastrukturës 97
Cilësia e rrugëve 99
Cilësia e infrastrukturës hekurudhore 102
Cilësia e infrastrukturës portuale 105
Cilësia e infrastrukturës së transportit ajror 63
Cilësia e furnizimit me energji 116
Linja telefonike 89
STABILITETI MAKROEKONOMIK
Balanca e buxhetit qeveritar 119
Niveli i kursimeve kombëtare 125
Inflacioni 12
Shpërndarja e normës së interesit 74
Borxhi qeveritar 95
DHJETË VENDET E PARA
Vendi Renditja Pikët Renditja
2009-2010 2008-2009
Zvicra 1 5.60 2
SHBA 2 5.59 1
Singapori 3 5.55 5
Suedia 4 5.51 4
Danimarka 5 5.46 3
Finlanda 6 5.43 6
Gjermania 7 5.37 7
Japonia 8 5.37 9
Kanadaja 9 5.33 10
Holanda 10 5.32 8
DHJETË VENDET E FUNDIT
Paraguai 124 3.35 124
Nepali 125 3.34 126
Timori Lindor 126 3.26 129
Mauritania 127 3.25 131
Burkina Faso 128 3.23 127
Mozambiku 129 3.22 130
Mali 130 3.22 117
Çadi 131 2.87 134
Zimbabve 132 2.77 133
Burundi 133 2.58 132
RENDITJA E VENDEVE TË RAJONIT
Mali i Zi 62 4.16 65
Kroacia 72 4.03 61
Bullgaria 76 4.02 76
Maqedonia 84 3.95 89
Serbia 93 3.77 85
Shqipëria 96 3.72 108
Bosnjë Hercegovina 109 3.53 107
9 Shtator 2009