Topalli, 74 deputetë pro rizgjedhjes në postin e kryetares së Kuvendit
Deputetët e PD-së, aleatët e saj dhe Dule bëjnë betimin, mungon PS-ja. Komisioni i Mandateve i cilëson të rregullta 140 mandatet e deputetëve
Eljona Ballhysa
Jozefina Topalli zgjidhet edhe njëherë në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë seancës së djeshme, nga 75 deputetët e pranishëm në sallë, 74 prej tyre votuan pro kandidaturës së vetme të paraqitur nga mbi 60 firmëtarë të PD-së dhe të LSI-së për postin e kryetares së Kuvendit. Gjatë ditës së djeshme deputetët e Partisë Socialiste nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, duke vazhduar bojkotin e paralajmëruar. Në seancën e dytë parlamentare u lexua fillimisht raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve të Deputetëve. Kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana, bëri të ditur se gjatë mbledhjes së zhvilluar gjatë paradites së djeshme, nga 5 anëtarë të këtij komisioni, u morën në shqyrtim vendimet e KQZ-së për mandatimin e deputetëve. Duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kushtetutë, Komisioni i Verifikimit të Mandateve i cilësoi të rregullta mandatet e 140 deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht akuzave të opozitës për disa deputetë, të cilët gjatë fushatës zgjedhore nuk dhanë dorëheqjen nga postet që mbanin në administratën vendore. Pas leximit të raportit, 75 deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe thanë “Betohem”, pasi kryetari i seancës, Fatos Beja, lexoi formulën e betimit. Ndërsa deputetët e PS-së që nuk ishin të pranishëm do ta kryejnë betimin në seancën e parë që do të marrin pjesë.
Votimi
Më pas fjalën e mori kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili, në emër të deputetëve demokratë, propozoi si kandidate për postin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topallin. Patozi u shpreh se për kandidaturën e saj kanë firmosur mbi 60 deputetë të PD-së dhe aleatët e saj. Kandidatura e Topallit për këtë post ishte i vetmi propozim, pasi në mungesë të deputetëve të PS-së nuk kishte propozim alternativ. Më pas u ngrit komisioni dhe deputetët morën pjesë në votimin e fshehtë me kuti. Pas numërimit të votave rezultoi se në votim morën pjesë 75 deputetë të pranishëm në sallë, prej të cilëve 74 votuan pro rizgjedhjes së Topallit në krye të Kuvendit dhe 1 kundër. I vetmi përfaqësues i opozitës i pranishëm në sallë ishte kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Pas rizgjedhjes në këtë post, Jozefina Topalli mori disa buqeta me lule nga kolegët deputetë të PD-së, por dhe nga administrata e Kuvendit, ndërsa i takoi dhe falënderoi të gjithë deputetët.
Fjalimi
Në fjalën përshëndetëse Topalli i uroi deputetët për mandatin e ri, vlerësoi punën e deputetëve të Kuvendit të mëparshëm, e vlerësoi si privilegj rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit për të dytën herë dhe bëri të ditur disa nga objektivat e punës së kësaj legjislature. Topalli gjithashtu u shpreh se do të bashkëpunojë me opozitën dhe shprehu keqardhjen e mungesës së saj në seancën e djeshme parlamentare. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët që patën besimin për të më rizgjedhur mua si kryetare Parlamenti. Unë e vlerësoj si privilegj të jashtëzakonshëm. Shpreh keqardhjen që opozita nuk është në vendet e saj për të respektuar votën e socialistëve. Unë shpresoj për një rikthim të shpejtë. Pavarësisht nga diferenca që kemi me opozitën ne jemi të hapur për bashkëpunim. Ne do të bashkëpunojmë pasi këtë na e kërkon misioni dhe Shqipëria”, - është shprehur Topalli. Ajo u shpreh se nisja e kësaj legjislature shënon një fazë të re për vendin dhe demokracinë. Topalli gjithashtu vlerësoi koalicionin e ri me LSI-në, duke e cilësuar atë si arritje të demokracisë nga qytetarët shqiptarë. “Sot fillon një fazë e re. Shqipëria është një vend me demokraci të re. Edhe koalicioni i ri që është vendosur është një fazë e re e arritjes së demokracisë, e vendosur nga shqiptarët. Ndërtimi i këtij koalicioni është indikacion për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje që janë çelësi i demokracisë”, - është shprehur Topalli, e cila bëri të ditur disa nga prioritetet e axhendës parlamentare. “Për katër vitet e ardhshme Kuvendi ka axhendë ambicioze. Do të përafrojmë legjislacionin me atë të BE-së, do të bëjmë diplomacinë parlamentare, do të rrisim kontrollin ndaj qeverisë, do të përballemi me sfida të tjera që do t’i bëjmë realitet, dhe synimi ynë është integrimi në BE. Detyra ime është të respektoj opozitën, pasi kjo përbën shpirtin e demokracisë. Këtë jo vetëm që ma kërkon detyra, por sepse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në opozitë”, - është shprehur Topalli.
Votimi
75 gjithsej në sallë
74 pro
1 kundër
9 Shtator 2009