Rama: “Me Mediun ministër kjo qeveri është njësoj si qeveria iraniane”
Kreu i PS-së: “Sali Berisha po na rikthen kohërat e regjimit të Partisë së Punës”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ironizuar përfshirjen në qeverinë e re të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Rama tha se kabineti i ri qeveritar tashmë është bërë njësoj si qeveria iraniane, e cila ka në përbërjen e saj ministra në gjykim dhe në kërkim. “Dhe sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që këtij opinioni publik t’i jepet e drejta të shohë se ç’ka në kutitë që Sali Berisha bashkë me Ilir Metën mbajnë peng të kyçura në errësirë, ndërkohë që skërmiten përpara opinionit publik, duke qenë madje krenarë që po i japin jetë një qeverie që është shprehja më e shëmtuar e deformimeve të gjithë këtyre viteve dhe që dje mori edhe një prapashtesë tjetër, duke përfshirë si ministër një person që është ende në gjykim për një krim shtetëror dhe duke u bërë simotër e qeverisë iraniane, se ka edhe ajo një ministër në kërkim apo gjykim. Është e pamundur që ne t’i nënshtrohemi këtij realiteti dhe të bëhemi pjesë e këtij realiteti, duke pranuar që kjo farsë të legjitimohet përfundimisht, duke u dorëzuar përpara faktit se zgjedhjet e ardhshme të jenë jo të ngjashme, por edhe më të këqija në përmbajtjen e tyre se zgjedhjet që lamë pas, pavarësisht se në dukje mund të konsiderohen më të mira se ato që lamë pas”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Berisha
Kryesocialisti Edi Rama ka bërë akuza edhe në drejtim të kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka krahasuar me liderin tipik të Partisë së Punës. Deklarimeve të kryeministrit dhe Partisë Demokratike se procesi zgjedhor ka qenë në rregull dhe se Shqipëria ka bërë progres, Rama i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i krahasuar me deklaratat që bëheshin në kohën e regjimit komunist. “Edhe në regjimin e vjetër kështu thuhej. Zyrtarisht nuk dimë të kemi probleme, nuk dimë të kemi shkelje të lirive dhe të drejtave të njerëzve, nuk dimë që populli të mos jetë i lumtur. Është e njëjta gjuhë dhe metodologji dhe madje, në shumicë janë po ata, të cilët dikur mbronin vijën zyrtare të Partisë së Punës dhe sot mbrojnë vijën zyrtare të Partisë Demokratike, ose më saktë është po ai. Quhet Sali Berisha”, - vijoi kreu i selisë rozë.
Bojkoti
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp Rama foli gjithashtu edhe për bojkotin e Kuvendit nga ana e Partisë Socialiste. Ai tha se Partia Socialiste nuk kthehet në Kuvend pa u rinumëruar kutitë e votimit, te të cilat, sipas tij, gjendet e vërteta për rezultatin e 28 qershorit. “Dua të rinënvizoj domosdoshmërinë e marrëdhënies së kushtëzuar me një Kuvend, i cili jo vetëm po lind si shprehje e një deformimi të rëndë të procesit elektoral, por që po afirmon qysh në lindjen e vet principin shumë të rrezikshëm të mungesës së plotë të vullnetit për transparencë në raport me të gjithë publikun dhe në raport me detyrimet themelore për respektimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese të njerëzve. Është e qartë se në themel të kësaj mungese të plotë vullneti qëndron frika nga hapja e kutive që mbajnë brenda bazën e deformimit elektoral, frika nga hapja e kutive që mbajnë brenda dëshminë faktike të asaj që ka ndodhur më 28 qershor dhe të asaj batërdie që është bërë me materialin zgjedhor. Por jo vetëm kaq, përveç frikës nga hapja e kutive është edhe frika nga transparenca me të gjithë dhe e të gjithë veprimtarisë së një shteti të tërë të vënë në funksion të pushtetit dhe të kthyer në makinë elektorale, duke filluar nga shpërdorimi i funksioneve dhe aseteve publike për qëllime elektorale, deri te përndjekja e patolerueshme për një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian. Kushtet tona janë një bazë për të ristartuar duke bërë transparent, se hapja e kutive të votimit është një normalitet demokratik, një procedurë e pashmangshme për askënd dhe për asnjë vend në rast se ka një kërkesë. Kjo ndodh në SHBA, në vendet e BE-së dhe në Shqipëri kjo nuk lejohet. Sepse në ato kuti, në fakt, fshihet mëkati i madh i këtyre zgjedhjeve, aty fshihet krimi zgjedhor, në fakt fshihet e vërteta e popullit shqiptar më 28 qershor”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.
Peticion kundër Mediut edhe nga familjarët e viktimave
Peticioni kundër përfshirjes së Fatmir Mediut në kabinetin e ri qeveritar pritet të nënshkruhet sot edhe nga familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Nënshkrimi i peticionit nga banorët e prekur pritet të bëhet pas përfundimit të seancës gjyqësore për Gërdecin, të cilët janë palë e procesit. Mediu, i cili pritet të ketë postin e ministrit të Mjedisit në qeverinë e re “Berisha”, dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes pas tragjedisë së Gërdecit në mars 2008, ku humbën jetën 26 banorë dhe u plagosën 300 të tjerë. Kreut të PR-së iu hoq imuniteti si ministër dhe ai u mor si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme.
9 Shtator 2009