E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makineritë dhe pajisjet rrisin shkëmbimet tregtare me Gjermaninë



TIRANË – Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Gjermaninë janë rritur gjatë këtij viti, ku zëri kryesor është ai i makinerive dhe pajisjeve të këmbimit. Burimet zyrtare të INSTAT-it pohojnë se tregtia e jashtme mes dy vendeve ka ardhur duke u zgjeruar, duke i renditur në vendin e tretë për nga rëndësia, pas Italisë, Greqisë. Sipas tij, gjatë këtij muaji janë importuar nga ky vend mallra të ndryshme, me një vlerë prej 2,842 miliardë lekësh (nga 2,262 miliardë lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar). Ndërsa për 7 muajt e këtij viti (janar-korrik) nga tregu gjerman janë importuar mallra me një vlerë prej 15,835 miliardë lekësh (nga 13,682 miliardë lekë vitin e kaluar). Vetëm zëri "Makineri, pajisje e pjesë këmbimi" arriti vlerën e 10,347 miliardë lekëve. Ndërsa "Ushqime, pije e duhan" ishte 1,895 miliardë lekë, dhe "Produkte kimike e plastike" me 1,600 miliardë lekë etj. Drejt tregut gjerman gjatë muajit korrik të 2009-s janë eksportuar mallra të ndryshme me një vlerë prej 358 milionë lekësh (nga 281 milionë lekë vitin e kaluar).

Panairi i “Fiera del Levante” në Tiranë më 14-17 tetor

TIRANË - Më 14-17 tetor 2009, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të organizohet panairi "Fiera del Levante”. Në panair do të marrin pjesë biznese nga të gjithë sektorët e prodhimit, tregtimit dhe shërbimit nga i gjithë rajoni dhe më gjerë, me synimin për të krijuar lidhje të reja biznesi në favor të rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të tij. Tashmë janë publikuar edhe tarifat përkatëse si, për regjistrimin në katalogun e panairit (250 euro), për sipërfaqen ekspozuese të prodhimeve (280 euro/metër katror), sipërfaqen për dhomat shqiptare të tregtisë (168 euro/metër katror) etj. Aktiviteti më i rëndësishëm brenda ditëve të panairit do të jetë edhe Forumi i Biznesit (BIZ FORUM), i organizuar për takimet midis partnerëve të mundshëm për të lidhur marrëdhënie të reja biznesi etj.
Ky do të jetë edicioni i 9-të i Panairit "Fiera del Levante" që organizohet në Shqipëri.

9 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›