E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmon komandanti: Si i dërguam tanket në luftë

Masakra e Cërrikut

Ish-komandanti i mjeteve të blinduara në Gardën e Republikës në vitin 1997, Rustem Martinaj, ka dëshmuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin ndaj të pandehurve që akuzohen për ngjarjen e rëndë ku u vranë gjashtë gardistë në qytetit e Cërrikut. Martinaj është pyetur nga prokurorët dhe avokatët duke treguar urdhrat për të hyrë në Cërrik me blinda, personat që mbetën të vrarë, si dhe nisja dhe mbërritja në vendin e caktuar. Ai tha se më datë 22 maj 1997, në orën 08:30 ka marrë urdhër nga shefi i gardës, Xhahit Xhaferri, për lëvizjen e mjeteve të blinduara drejt Elbasanit. Por sapo kanë hyrë, ata kanë rënë në pritë. Martinaj tha se ngjarjen e mësoi të nesërmen nga një i plagosur, i quajtur Gëzim Velaj. Më pas ishte nisur në Qafë-Kërrabë për të marrë transportuesit e blinduar. Sipas dëshmitarit, disa kohë më vonë kishte parë një foto në media, ku dallohej një ish-ministër i Rendit në atë kohë me disa banditë të zonës, ku banditët kishin në duar armë të marra nga Garda e Republikës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›