E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga 17-vjeçari vjedhës profesionist

Kukës

Pranga një 17-vjeçari, i cili dyshohet si autor i të paktën 17 vjedhjeve, kryesisht dyqane dhe automjete. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë A.Peca, i cili dyshohet se i ka nisur vjedhjet që në vitin 2006, madje është ndaluar disa herë nga policia, edhe “me presh në duar” apo për vepra të dokumentuara, por që për shkak të moshës së mitur është lënë i lirë. Ai mbahet mend edhe për ikjen nga burgu i minorenëve në Lezhë dy vjet më parë, ku ka qenë i ndaluar pikërisht për akuzën e vjedhjes. Të njëjtat burime tregojnë se ai është një nga adoleshentët me numër të madh precedentësh penalë dhe nga më problematikët në Kukës për vjedhjen e dyqaneve. Ndalimi i tij u bë pasditen e së hënës në qendër të qytetit të Kukësit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›