Për gjakmarrjen
* Ngritja e sekretariatit tashmë të planifikuar prej kohësh, por që nuk është krijuar ende për Komitetin e Koordinimit të gjakmarrjes. Si një çështje parësore, qeveria duhet, nëpërmjet INSTAT-it, të ndërmarrë një anketim dhe analizë statistikore, duke përdorur përkufizime uniforme dhe kuptimplote, lidhur me dukurinë e gjakmarrjes dhe mbizotërimin e manifestimin e saj në shoqërinë shqiptare.
* Nxitja e kërkimeve ndërdisiplinore, lidhur me çështjen e gjakmarrjes, përfshi shkaqet dhe mjetet për t’u dhënë fund vrasjeve dhe ngujimit, që ndoshta mund t’i besohet një Instituti të ri Kombëtar të Kriminologjisë.
* Konsultimi me studiuesit më në zë dhe drejtuesit e grupeve përkatëse fetare, në mënyrë që të përcaktohet se cila është rruga më e mirë për qeverinë që të mund të: (a) kryejë ndërgjegjësim për t’i dhënë fund ngujimit të familjeve nga gjakmarrja; (b) ndërmjetësojë forma më efikase të pajtimit nga liderët e komunitetit që kanë peshë; dhe (c) të garantojë se ndërmjetësit nuk kanë konflikt potencial interesi të çfarëdo lloji me këtë çështje.
* Garantimi se kurrikulumi arsimor i të gjitha niveleve përfshin një theks të veçantë te të drejtat individuale të njeriut dhe në mënyrë specifike zhvlerëson mesazhin e kundërt që jepet nga pjesët përkatëse të Kanunit.
Zhdukjet dhe vrasjet pas luftës së Kosovës* Duke pasur parasysh se sa i fortë është besimi, në nivelet më të larta, se pretendimet për qindra njerëz të vrarë në Shqipëri pas qershorit 1999 janë të pathemelta, do të ishte në interesin më të mirë të qeverisë që të ndërmjetësojë një hetim të pavarur dhe objektiv nga një prej entiteteve ndërkombëtare të përqendruara aktualisht në këtë çështje.
Gërdeci* Prokurori i Përgjithshëm duhet të garantojë se ngjarjet që çuan në shpërthimin e Gërdecit do të hetohen plotësisht, të gjitha palët përgjegjëse do të gjykohen, dhe aty ku është e nevojshme, të bëhen kërkesa për heqjen e imuniteteve.
Shkeljet e periudhës komuniste* Qeveria duhet të konsiderojë ngritjen e një komisioni kombëtar për kryerjen e një hetimi të pavarur, sistematik dhe të qëndrueshëm të shkeljeve të periudhës komuniste. Deri në atë moment, qeveria duhet të sigurojë që institutit të propozuar për studimin e shkeljeve të kohës së komunizmit t’i jepet akses i plotë në çdo burim të mundshëm informacioni lidhur me këtë periudhë dhe që të jetë në gjendje të përdorë pushtetin e vet për t’i paraqitur raste specifike prokurorisë për shqyrtim.
Sistemi i drejtësisë dhe korrupsioni* Qeveria duhet të hartojë kritere dhe procedura që sigurojnë profesionalizëm të lartë, pavarësi dhe integritet të gjykatësve, sidomos në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
* Qeveria duhet të amendojë Kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që t’i japë mundësi zyrës së prokurorit të fillojë hetimet e zyrtarëve të lartë, përfshi ministra dhe gjykatës, pa pasur nevojë që fillimisht të hiqet imuniteti i tyre. çështja e heqjes së imunitetit duhet të trajtohet vetëm në rast se prokuroria ka të dhëna të mjaftueshme për të ngritur akuza.
#