Dëshmorët, të persekutuarit e sistemit të ri "demokratik" në qytetin me tradita
Si çdo vit, veteranët e LANÇ-it festuan 29 Nëntorin, si Dita e Çlirimit të vendit. Në ndryshim nga të djathtët, që e festuan Ditën e Çlirimit më 28 Nëntor. Megjithatë, për ata që ishin dëshmitarë okularë dhe luftuan për çlirimin e vendit, gjithnjë mbrojnë datën 29 Nëntor si ditën kur u çlirua Shqipëria. Por në ndryshim nga të gjitha vendet me demokraci dhe qytetërim që krenohen me Dëshmorët e Kombit, në Shkodër ata që luftuan me pushkë dhe penë, fort mirë mund të quhen tashmë njerëz të harruar. Për këtë flasin faktet. Te Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Shkodrës, që ndodhen në periferi, ku prej 16 vitesh përveç të rënëve në luftë prehen edhe Migjeni e Ndre Mjeda, janë grumbulluar të gjitha mbeturinat e qytetit. Bashkia ka gjetur një vend pak metra më larg për depozitimin e këtyre mbetjeve urbane, por sërish mbeturinat e grumbulluara aty prej vitesh kanë formuar kodra të vogla dhe duket sikur memoriali kushtuar dëshmorëve mundohet të shohë Shkodrën, por e ka të vështirë.
Më pas kemi një tjetër veprim të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, që vendosi ndryshimin e emrave të lagjeve dhe rrugëve, të cilat kanë si emërtime emrat e dëshmorëve të Atdheut. Kështu nëse para një viti lagjet kryesore të Shkodrës mbanin emrat e Vasil Shantos, Manush Alimanit, Salo Halilit apo Qemal Stafës, tani zyrtarisht këto lagje kanë marrë emra të tjerë të pranuar hapur se janë vendosur mbi bindje politike dhe preferenca grupesh.
Vendimi më i fundit kundër dëshmorëve ishte ai i heqjes së monumentit të 5 Heronjve të Vigut nga qendra e qytetit. Në këtë mënyrë, heronjtë e Vigut, Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet Lezha nuk do të jenë më në qendër të qytetit, por pranë Varrezave të Dëshmorëve. Në vend të këtij monumenti do të ndërtohet një shatërvan, ndërsa do të fillojë të ideohet edhe plani i ri rregullues i qytetit. E duket se ndarjet sipas bindjeve politike nuk kanë munguar të lënë pas viktima. Por kjo vrasje e dytë për ata që dhanë jetën për Atdheun nuk ka se si të mos konsiderohet si një persekutim i një sistemi të ri në emër të së ashtuquajturës demokraci.