Frid: Kosova nuk ka arsye të trembet
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Daniel Frid, deklaroi se vendosja e EULEX-it në Kosovë i shërben forcimit të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë në vend. Kosova shënoi një fitore të madhe, duke kundërshtuar planin 6-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, thotë diplomati i lartë amerikan, dhe Kombet e Bashkuara, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e pranuan dhe e respektuan këtë qëndrim të saj. Në fakt, asgjë nuk do t‘i detyrohet Kosovës, as plani gjashtëpikësh dhe as ndonjë gjë tjetër, thekson ai...
Zoti Frid, misioni i EULEX-it do të jetë i paanshëm në raport me statusin e Kosovës si shtet sovran. A e cenon ky fakt në ndonjë mënyrë pavarësinë e saj?
Përkundrazi, misioni EULEX do ta forcojë pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj, sepse EULEX-i do të dislokohet në të gjithë vendin, në një vend të pandarë. Pa praninë e EULEX-it, Kosova do të kishte probleme, prandaj dhe ne po vendosim një mision të tillë në vend, për të forcuar pavarësinë e sovranitetin e këtij shteti të ri.
EULEX-i është parashikuar në planin "Ahtisari", ndërsa në marrëveshjen e Serbisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thuhet se ai nuk do ta zbatojë këtë plan. Duket sikur ka një lloj paradoksi në këtë situatë. A vazhdon të jetë i vlefshëm plani "Ahtisari"?
Serbia nuk ka ndonjë rol për të luajtur. Kosova nuk është vendi i saj. EULEX-i është parashikuar në planin "Ahtisari" dhe të gjithë e dimë se cili është misioni i tij. Mandati i tij është ai që ka qenë edhe në muajin shkurt, ai nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Bashkimi Evropian do ta konfirmojë këtë.
Zoti Frid, raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i lë autoritet ekzekutiv UNMIK-ut, një autoritet të tillë e ka edhe EULEX-i, si dhe zyra civile ndërkombëtare e drejtuar nga Pitër Feith. Qeveria e Kosovës, që edhe ajo ka autoritetin e vet ekzekutiv, thotë se do të zbatojë Kushtetutën, madje ajo e ka kundërshtuar planin 6-pikësh të Ban Ku Mun dhe në raport e ka shprehur këtë në një përgjigje 4- pikëshe. Si mendoni, a mund të bashkekzistojnë këto katër autoritete në të njëjtin vend dhe pa u përplasur?
Neve na duhet që UNMIK-u t‘i kalojë kompetencat e EULEX-it. Kosova shënoi një fitore të madhe, sepse ajo e kundërshtoi planin 6-pikësh dhe Kombet e Bashkuara, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta pranonin dhe ta respektonin këtë qëndrim të saj. Në fakt, asgjë nuk do t‘i detyrohet Kosovës, as plani gjashtëpikësh dhe as ndonjë gjë tjetër. EULEX-i do të vendoset në Kosovë dhe do të konsultohet dhe do të bashkërendojë veprimet e tij me autoritetet e Kosovës, me Prishtinën zyrtare. Kjo është në fakt hera e parë që qeveria e Kosovës ngre zërin dhe shpreh pozicionin e saj si një vend sovran. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë dhe e pranojnë këtë dhe EULEX-i do ta respektojë. EULEX-i, ku marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, do të dislokohet në Kosovë vetëm duke u konsultuar dhe bashkërenduar veprimet me Prishtinën.
Po për sa i përket Veriut të Kosovës, pjesës veriore të Mitrovicës, për shembull?
Do të vendoset në të gjithë vendin, në Veri të Mitrovicës gjithashtu, në të gjithë zonën në Veri të Lumit Ibër. Ky është një vend i pandarë, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj ndarjeje, as "të fortë" dhe as "të butë", dhe me as ndonjë lloj tjetër ndarjeje. Në qoftë se ne do të kishim pranuar shkëputjen e Veriut, do ta kishim bërë këtë pa kaluar në gjithë këto negociata. Ne kemi negociuar dhe vazhdojmë të negociojmë, sepse EULEX-i duhet të dislokohet dhe do të dislokohet në të gjithë vendin.
Kritikët e planit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së thonë se ky do të krijojë probleme në vend, veçanërisht për çështjet e sigurisë. A keni ndonjë shqetësim në këtë aspekt?
Do të shqetësohesha në qoftë se EULEX-i nuk do të dislokohej në Kosovë, atëherë do të kishim probleme. EULEX-i do t‘i shërbejë sigurisë në Kosovë dhe sidomos në qoftë se radikalët në Veri nuk e sfidojnë autoritetin e tij. Por tani që Serbia, megjithëse me hezitim, e ka pranuar dislokimin e tij, nuk ka shumë të ngjarë që radikalët të nxisnin trazira, siç mund të ndodhte pa praninë e EULEX-it. Kjo është një gjë e mirë dhe krahas kësaj, KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe nuk do të largohet së andejmi në një të ardhme të afërt. EULEX-i dhe KFOR-i do të bashkëpunojnë mirë së bashku. Do të vazhdojmë ta ndihmojmë me seriozitet Kosovën, kemi qenë përkrah saj dhe popullit të saj që nga viti 1999 dhe do të qëndrojmë me të edhe në të ardhmen.
Zoti Frid, është shprehur njëfarë shqetësimi si nga shqiptarë në rajon ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë, nëse administrata e re amerikane do t‘i përmbahet të njëjtit kurs për sa i përket Kosovës? A ka në fakt ndonjë arsye për t‘u shqetësuar?
Më lini t‘iu tregoj një sekret. Kur ne po planifikonim qëndrimin tonë në administratën "Bush", në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, disa nga ne, kontaktuan njerëzi si Madalenë Ollbrajt dhe Xhim Obrajan, që kishin punuar në administratën "Klinton" në vitin 1999. Këta janë njerëz të mirë dhe këshilltarët e Presidentit të zgjedhur, Barak Obama, e dinë se cila është politika amerikane ndaj Kosovës. Për mendimin tim, Kosova nuk ka asnjë arsye të trembet.