Milan, Inzagi i sigurt: Kaka do të qëndrojë
Shënoi një gol në minutën e fundit, të 65-in në Evropë, dhe u rikthye sërish si protagonist më median sportive. Bëhet fjalë për Pipo Inzagin, që nuk heqë dorë nga surprizat. Dje, ai ka folur edhe në lidhje me efektin Ronaldinjo te kuqezinjtë. Rilindja e yllit brazilian nuk e habit aq shumë Inzagin: "Është një lojtar i madh, i cili ka pasur disa muaj të vështirë në karrierën e tij. Jemi të lumtur që e kemi në gjirin tonë, është ambientuar mirë dhe rezultatet e qetësisë së tij janë të dukshme për të gjithë". Po ashtu, Super Pipo ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e një tjetër ylli brazilian, atë të Kakasë. Ka mësuar se dëshira e Kakasë është të luajë në Premier League. "Nuk arrij ta imagjinoj Kakanë me një tjetër bluzë, ka thënë Inzagi. Ai pëlqehet nga të gjithë dhe e adhuron ambientin në të cilin punon. Unë e di se çfarë mendon ai për Milanin dhe prandaj jam shumë i qetë. Ai thjesht ka thënë se e admiron Premier Leaguen. Nuk tha se do të shkoj. Do ta shikoni, do ta bëjë si unë: do ta mbyllë karrierën këtu".