E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Juventus do të luftojë me Inter e Milan

Hoze Murinjo nuk ka asnjë dyshim: "Ranieri nuk beson se Juventusi mund të fitojë titullin? Unë nuk mund të flas mbi atë që thotë ai, por mund t‘ju them se shikoj një Juventus të bukur, me potencialitet të madh, një skuadër, që mund të fitojë çdo ndeshje. Sigurisht, që Juve dhe Milani janë kandidatët për të fituar titullin, së bashku me Interin, por kuqezinjtë kanë avantazhin se luajnë në UEFA, ku nuk ka skuadra të niveleve të larta. Po ashtu, duhet të respektoj edhe Romën, që po e merr veten shumë mirë. Por, nuk duhet të harrojmë, se ky kampionat nuk është i krahasueshëm me atë të vitit të kaluar, sepse skuadrat e konsideruara si të grupit të dytë, si Xhenoa, Napoli e Lacio, janë shumë të forta, prandaj është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre". Murinjo gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen e sotme ndaj Napolit, ku premton se do të shikohet edhe Interi i vërtetë. Zikaltrit, në këtë ndeshje, do të synojnë një fitore, e cila do të mund të fshinte humbje e të mërkurës ndaj Panathinajkosit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›