PD: Rritja e pagave do vijojë
Tiranë- Partia Demokratike hodhi poshtë sot deklaratën e deputetit të PS, Arben Malaj, se “rritja e pagave dhe pensioneve në kohë krize është e gabuar dhe nuk sjell asnjë benefic", duke theksuar se kjo rritje nuk bëhet për qëllime elektorale. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tha sot gjatë një prononcimi për mediat, se “PD i thotë z.Rama se të kërkosh të mos rrisësh rrogat e pensionet në një kohë kur vetë, përveç 1500 Eurove në muaj, vjel edhe 15% dhe 2 kate për çdo leje ndërtimi, është një cinizëm e shpirtkazmëri ekstreme", ndërsa shtoi se “për sa i përket pretendimit se kjo rritje po bëhet për qëllime elektorale mund të thuhet se kjo është shpifja dhe trillimi i z. Rama.”
Sipas saj, “rritja e pagave dhe pensioneve ka ndodhur në 2006, 2007, 2008 pa asnjë lidhje me zgjedhjet. Ajo do të ndodhë nga 2009 e deri në 2013 e më tutje me qëllimin e parë luftën kundër varfërisë, çrrënjosjen e mjerimit dhe shpërndarjen më të mirë të të ardhurave”.
Duke sqaruar se “rritja e rrogave dhe pensioneve është një qëllim madhor për luftën kundër varfërisë e nuk ka asnjë qëllim elektoral për këtë", zëdhënësja e Partisë Demokratike i bëri thirrje z.Rama të lërë mënjanë "vajin për krizën e të heqë dorë nga taksomania para se ta shërojë të mërkurën qeveria me vendimin e saj".