Taksat e shtrenjta pakësojnë punën në Portin e Durrësit, anijet ndryshojnë destinacion
Autoriteti Portual Detar në Durrës rrit taksat për anijet tregtare 70 për qind
Ervin KOÇI
Një urdhër i dalë kohët e fundit nga Autoriteti Portual Detar në Durrës ka bërë që një pjesë e taksave për anijet e ndryshme në portin detar të shtrenjtohen. Kjo kosto shtesë ka rënë sidomos mbi anijet tregtare që ankorohen dhe përpunohen në këtë port me mallra të ndryshme për llogari të kompanive vendase dhe të huaja që përdorin këtë port, më të madhin e vendit tonë. Kjo situatë e papritur, sidomos në këtë kohë krize, ka qenë një “surprizë” e pakëndshme për ekuipazhet dhe pronarët e anijeve të flotës tregtare, që ashtu si të gjitha kompanitë e biznesit, edhe ato po përballen me momente të vështira. Një gjë e tillë ka bërë që jo vetëm kostoja e përpunimit në Portin detar të Durrësit dhe të gjitha shërbimet e tjera të rriten, por paralel me këtë ky port po braktiset edhe nga anijet e ndryshme tregtare që për t’u përpunuar po zgjedhin portet e tjera të vendit, edhe pse vështirësitë që lidhen me kapacitet përpunuese aty janë më të mëdha. Për pasojë, portet e Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës janë më të preferuara se Porti i Durrësit nga biznesmenët e detit. Për shkak të rritjes së taksave nga ana e Autoritetit Portual Detar në Durrës, armatorët kanë ndryshuar strategji, duke i përpunuar anijet në portet e tjera të vendit të cilët aplikojnë taksa dhe tarifa disa herë më të ulëta se ato të Portit të Durrësit. Por sipas informacioneve të mara pranë MPPTT-së, “meqenëse portet janë ‘sh.a.’ (shoqëri aksionere), taksat dhe tarifat në to përcaktohen nga autoritetet e tyre portale”.
Situata
Më datë 20 prill të këtij viti, Ministria e Transporteve miratoi paketën e APD-së së Durrësit, e cila përcaktoi taksa e tarifa të reja për shërbimet e këtij porti që në total janë 70 për qind më të larta se ato që përdoreshin deri atë ditë. Një rritje e tillë drastike gjatë ditëve që pasuan krijoi pështjellim te armatorët e anijeve të transportit, të cilët ulën ndjeshëm ritmet e punës. Por, më vonë një pjesë e pronarëve të anijeve (armatorët) apo biznesmenët të cilët importojnë dhe eksportojnë mallra, gjetën një formë tjetër pune, e cila nuk ndikonte në shpenzimet portuale. Ata kanë nisur të frekuentojnë portet e Vlorës, Shëngjinit apo dhe Sarandës, të cilët aplikojnë taksa dhe tarifa njëlloj me ato të Durrësit përpara 20 prillit. Një situatë e tillë ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në uljen e vëllimit të punës në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit. Në kalatat e këtij porti ka shumë pak anije mallrash në proces përpunimi. Një pjesë e mirë e anijeve prej kohësh kanë dalë në radë, kurse të tjerat që kanë gjetur punë, kanë nisur të frekuentojnë portet e tjera të vendit. Sipas të dhënave, pritet që edhe ndonjë linjë tragetesh të transferohet në Vlorë, po për të njëjtin shkak.
Taksat
Disa kohë më parë, Autoriteti Portual i Durrësit vendosi rritjen e taksave dhe të tarifave portuale për përpunimin e anijeve të transportit, të cilat janë thuajse të barabarta me ato të porteve të vendeve më të zhvilluara të kontinentit. Kështu, pësuan rritje të ndjeshme taksa e kanalit të portit, taksa e ankorimit në kalatë, taksa e ngarkim-shkarkimit, taksa e përpunimit të kontejnerëve, taksa e qëndrimit në port, taksa e hyrjes në port, e të tjera shërbime mjaftë të nevojshme për anijet e mallrave. Rritjet variojnë nga 30 deri në 70 për qind sipas llojit të taksave. Edhe pse pati një reagim nga ana e operatorëve portualë, të cilët e kundërshtuan idenë për rritjen e taksave, zëri i tyre ndikoi fare pak tek vendimmarrësit. Sot kjo rritje ka shkaktuar braktisjen e portit të Durrësit nga mjaft anije, të cilat me vite kanë qenë klientët e portit të Durrësit.
3 Qershor 2009