Në koma pas keqtrajtimit nga sherifi
Polemika të reja mbi metodat brutale që përdor policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: një i ri përfundoi në gjendje kome në Siatëll në çastin kur u përplas pas murit nga një sherif, i cili e kishte marrë gabimisht për një të kërkuar nga policia. Në regjistrim tregohet zëvendëssherifi teksa ndjek të riun dhe e përplas pas murit, duke i shkaktuar një frakturë në kafkë. Incidenti u regjistrua nga një telekamera dhe më pas u bë publik, duke krijuar indinjatë të fortë në opinionin amerikan.