E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Drejt Greqise per te lare borxhet, pasi u operua nga tumori"

Familja Ruci ka dhjete vjet qe jeton ne fshatin Portez te Fierit. Kryefamiljari, Skenderi, eshte nje prej te mbijetuarve te tragjedise ne Butrint mbremjen e se dieles, ndersa bashkeshortja e tij, Dylbejazja, rrefen mes ankthit momentet e tmerrit kur ndiqte lajmet ne media. Bashkeshorti i saj ka marre udhen drejt Greqise vetem pak dite pasi ishte operuar nga nje tumor ne koke. Por ndersa i ka shpetuar vdekjes se pare, Skenderi eshte rrezikuar ne nje tragjedi te dyte. "Ka qene ora 23:00 e mbremjes se djeshme kur mora vesh per prag tragjedine qe ndodhi ne liqenin e Butrintit. Gjaku me ngriu pasi me ta ishte edhe burri im, Skenderi. Nuk mund te komunikoja me te pasi ai telefonin e la ne shtepi. Vetem nga televizori mora vesh se nga 23 vete kishin vdekur vetem dy", tregon ajo.

Dylbejazja pohon per gazeten se nga martesa me Skenderin ( tashme 43 vjec) ka tre femije, dy djem e nje vajze. Skenderi ka qene emigrant edhe ne Itali. Me leket nga emigracioni beri nje shtepi banimi, por me pas u semur. "Doli me tumor ne koke. Grumbulluam edhe pak leke qe kishim, per vizitat dhe operacionin. Duke pare borxhet qe kishte, mori dhe rrugen e emigrimit dhe te dielen mori autobusin e linjes Fier-Sarande", vijon Dylbejazja. Skenderi i kishte thene qe do te vinte nje person, e ajo duhet t'i jepte 850 euro ne dore.

Te paguash 5 mije leke per vdekjen

Flasin te mbijetuarit Denis Zema dhe Marsel Mata, shoke te Ndricimit

A mund te na tregosh si ju lindi ideja te shkonit ne Greqi dhe me cilet kontaktuat per te realizuar nje rrugetim te tille?

Une jam shume i tronditur nga ngjarja. Kam pare vdekjen me sy. Jam i tmerruar nga ajo qe perjetova. Isha ne mes te shokeve te mi, kur ne fshatin tim ne Imsht e lidhem fjalen qe te niseshim per jashte shtetit, ne Greqi. Ata kishin te njohur qe do te na ndihmonin.

Ju ishit ne udhetimin e dyte me varke. Si ndodhi qe u permbys varka?

Pasi kemi hipur ne varke, u ngjeshem shume. Timonieri thoshte; kujdes, mos levizni forte!. U beme rreth 12-13 vete. Pasi ecem disa minuta, kur ishim 50-60 meter nga bregu, per te kaluar matane kanalit, varka filloi te anohej. Me pas, menjehere u permbys. Mua desh me zuri poshte. Hoqa rrobat dhe fillova te notoj. Pas degjoja, "vdiqem, vdiqem!".

Per te ardhur deri ne Sarande ju jane dashur para, ku i gjetet? Sa paguat ?

Na ishte thene se parate, eurot, do i dorezonim ne fund te rruges. Kishim frike mos zbuloheshim dhe na kthente policia. Do jepnim nga 1000 euro. Varken e paguam nga 5000 leke te reja secili. Kaq dhashe edhe une.

Po Ndricimi me ju ishte?

Ishte me ne ne varke, por me pas nuk e pashe me dhe nuk di me teper per te. Mbase ka kaluar me not.

Ishe ne varken e pare apo te dyte ?

Isha ne rrugen e dyte. Te paret iken disa te tjere. Une me dy shoket e mi qe jemi te nje moshe dhe nga i njejti fshat mbetem me pas. Ishim ne ate varke qe u permbys.

Kur u permbys varka a nuk mendove se mund te te zinte poshte dhe te rrezikonte jeten?

As qe pata kohe te mendoja per nje gje te tille. Une e mendova veten ne fund te detit dhe vetem noti dhe fati me shpetuan.

Po per pagese a kishit rene dakord qe me pare me ata qe do ju ndihmonin te kalonit kufirin ?

Po. Eurot do t'i jepnim sa te arrinim ne vendin ku do te ishim te sigurt se kishim kaluar pertej kufirit. Ne na merrnin nga dora ne dore persona te ndryshem. Une nuk i njihja. Si fytyre e trup po, i kam parasysh.

Perse zgjodhet kete rruge emigrimi si klandestine?

Me detyroj nevoja, pasi jemi ne gjendje te keqe ekonomike.

Po per shokun tuaj, Ndricimin cfare dini?

Ndricimi nuk e di se ku eshte. Do zoti te jete mire. Te kthehemi bashke, ashtu sic u nisem.

Refide Zema, 40-vjece, tezja e Denisit

"Jam tezja e Denisit. Lajmin e mesuam nga televizioni. U habitem. U nisem te gjithe per Sarande. Prisja edhe me keq. Fal Zotit qe nipi eshte gjalle. Po dua te them se eshte ekonomia qe i ka zene syte tim nipi qe ka marre kete rruge te cmendur dhe te rrezikshme".

Leonard Kasa, daje i Denisit, emigrant

"Jam per vete emigrant ne Agrinjo. Une kohe me pare kam ikur si im nip, Denisi. Mundet te mbetesha ne male apo ne lumenj se rruge pa rruge kam shkuar. Por nipi im ka ikur vetem se i mungonte buka. Shtepia e tij eshte me thupra dhe me balte. Vetem fati e shpetoi dhe jam i gezuar".

Kamber Zema, 52 vjec babai i Denisit te mbijetuar

"Nuk dija se ku ishte djali. Mendova se ishte ne bilardon e fshatit ku me telefonojne dhe me thone nese e kisha hapur televizorin. Pasi e hapa, degjova gjemen. Mes emrave te atyre qe kishin rene ne det ishte dhe im bir. Mblodha vellezerit dhe te afermit dhe u nisa drejt ne Sarande. Jam shume i lumtur qe eshte gjalle"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›