"Si i gjeta viktimat e liqenit"
SARANDE - Personi i pare qe ka dhene ndihmen e tij, per nxjerrjen e klandestineve nga ujerat e liqenit te Butrintit, eshte peshkatari Aranit Vezati. Gjate dites se djeshme ai ka treguar ngjarjen qe kishte ndodhur rreth ores 19:00, te mbremjes se dy diteve me pare ne Sarandes. "Sapo kishim hedhur rrjetat dhe ishim duke u kthyer. Ne kete moment njeri nga peshkataret na thote, pa shikoni po bertasin ca njerez, duket sikur jane mbytur. Ndezem motoret dhe duke u afruar atje, degjuam nje djale qe therriste:- o xhaxha, o xhaxhi ndihmona se u mbytem", rrefen peshkatari. "U afruam atje e marrim ate djalin. Ai ishte shume i lodhur nuk kishte fuqi as te ngjitej ne varke. E marrim djalin dhe e ngjisim lart. Aman me thote mua, kam humbur gruan dhe vajzen. Do te te paguaj me ndihmo t'i gjej. Cfare te paguash more i them, t'i gjejme se nuk me duhen leket. U nisem per ne vendin ku na tha ai, ku qe mbytur", tregon personi i pare qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka shpetuar pasagjeret e varkes se vdekjes. Ai tregon se me pas "vjen dhe nje varke tjeter me peshkataret e Vivarit, ku ishin dhe tre police brenda. Duke kontrolluar neper erresire, bashke me ata, shikojme ate gruan qe kishte dale lart. E marrim ate gruan dhe e veme tek varka tjeter. Ne ate moment ajo ka leshuar vetem nje ofshame. E kapem e vume me koke poshte i beme masazhe edhe e nxorem tek lundra, me varken tjeter, une me kete djalin nga mbrapa pasi po merdhinte shume. Po deshe me co ne spital, me tha, se do vdes. Nje batanije te vogel qe e kisha ketu ia hodha siper duke e mbuluar ate. Duke ikur rruges e pyes se sa veta ishit, 20 me tha. Po femije? Kam dhe nje femije me tha mua, 3 muajsh. Ne momentin qe ktheheshim nga lundra pasi i cuam atje ata, erdhem per te kontrolluar, erdhen dhe ca oficere te krimeve, kontrollonim ketu. Ishte dhe shefi i rendit, Nardi, me ate varken tjeter dhe femijen e gjeten ata, diku atje. Ishte si nje kukull", perfundon rrefimin peshkatari.
Pasagjeret e varkave iknin nga frika e policise
TIRANE - Ne rrefimin e tij, peshkatari tregon dhe ngjarjen. "Ngjarja ka ndodhur ne mes te liqenit, ja disa metra larg vendit ku jemi duke folur ne. Nusen e kemi gjetur diku pak me afer bregut. Nderkohe qe liqeni ishte plot me canta te mbytura. Njerezit kane qene ca nga bregu andej dhe ca nga bregu perballe. Me pas iken nga frika e policise, pasi trembeshin. Tek porta e Luanit jane nisur ata dhe diku ne mes te liqenit eshte kthyer varka, qe eshte mbushur me uje. Varka do jete permbysur pasi do i kete dhene gaz shume, se keto varkat kane nje veti qe kur u jep gaz shume ulen, e ka marre uje nga mbrapa. Nje varke e tille nuk i mban 20 veta. Dhe 10 po te jene duhet te jesh specialist qe t'i cosh ne bregun tjeter", tregon Aranit Vezati, i cili ka qene personi i pare qe ka dhene ndihmen klandestineve.
Artan Cena