"Ndricimi mund te kete kaluar kufirin"
Lushnje- Tragjedia e Butrintit eshte kthyer ne nje makth te vertete. Ndersa familjes Jaho i jane kthyer per mort trupat e nuses 22 vjecare dhe foshnjes se saj tre muajsh, per familjen Myftari ne Bubullime te Lushnjes nuk ka prehje. Djali i tyre, Ndricimi rezulton i humbur qe prej mbremjes se diel, pasi ishte pjese e 24 personave ne dy barkat e drunjta qe nepermjet liqenit te Butrintit tentonin Greqine. Por te dhenat kontradiktore kane rritur tensionin mes te afermve, pasi dy shoket e 18 vjecarit te mbijetuar nga tragjedia, shprehen se kane qene se bashku me Ndricimin ne varken qe u permbys ne kanalin e Butrintit. Por nga ana tjeter familjaret shprehen se Ndricimi ka qene ne varken e pare, e cila arriti te kalonte kanalin pa probleme dhe mendohet se ai ka kaluar kufirin me destinacion, Kallamaten. Per me teper flasin dy shoket e Ndricimit, Denis Zema, 17 vjec dhe Marsel Mataj, 18 vjec, te dy nga fshati Imsht i Lushnjes.
Per te afermit, motren e Ndricimit, kusherinjte dhe xhaxhain e tij, bashkim Myftari, Ndricimi mund te kete mberritur ne Kallamate te Greqise, tek daja i tij ose tek djemte e xhaxhallareve, pasi ka kaluar liqenin e Butrintit. Shtepia e babait te 18 vjecarit, Ylli Myftarit, ndodhet ne fshatin Imsht te komunes Bubullime te Lushnjes. Nga televizori ndiqnin edhe lajmet me te fundit dhe shpesh flisnin ne telefon me familjaret ne Sarande. Nga Butrinti, xhaxhai i adoleshentit, bashkim Myftari, shprehet se "nuk leviz prej ketej pa gjetur tim nip", ndersa ndjek veprimet e palombareve ne thellesi te liqenit.
Sipas bisedes me te afermit e tjere qe ndodhen ne fshat, mesojme se Ndricimi kishte ikur mengjesin e dites se diel se bashku me dy shoke te tij nga fshati Denis Zema dhe Marsel Mata. Ylli, babai i tij, ka pese femije, 3 djem dhe dy vajza. Ndricimi i kishte kerkuar te atit vetem 50 mije leke te vjetra per te shkuar ne Greqi, pasi shumen prej 1500 eurosh do tija jepte seksereve kur te mberrinte ne Kallamata. "Ai ka shume mundesi qe te kete ikur dhe te kete mberritur ne Kallamate tek daja", thone familjaret njezeri. Por pas kontakteve me te afermit ne Greqi, deri dje ne mesdite Ndricimi nuk kishte mberritur. "Jemi ne merak, pasi nuk kemi marre asnje lajm nese eshte gjalle apo jo. Kemi frike mos ka rene ne duart e ushtareve apo policise greke dhe e keqtrajtojne", perfundojne rrefimin ata.
Xhemil Beharaj
Policia deklaroi se hetimet po kryhen nga komisariati i Sarandes dhe prokuroria e ketij rrethi, ne pritje te plotesimit te dokumentacionit per dosjen rreth tragjedise. Konfirmohen dy te vdekur, 22 te mbijetuar dhe nje i humbur.