E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështojnë kërkimet për të zhdukurin

 GJIROKASTER – Polumbarët dështojnë gjatë kërkimit në lumin Drino për trupin e 45-vjeçarit nga fshati Terihat, zhdukur 3 ditë më parë. Thodhori Noni, baba i dy fëmijëve ishte larguar nga banesa, pasi kishte lajmëruar prindërit e tij se do të dilte në fshat të takonte një shok. Dy orë më vonë, kalimtarë të rastit e kanë parë atë të lëvizte në drejtim të lumit. Familjarët e tij lajmëruan policinë, pasi Noni nuk u kthye në shtëpi. Me dyshimin se është vetëmbytur, forcat e policisë dhe polumbarët kanë nisur kërkimet përgjatë lumit dhe në zonat e thella të zonës, por pa arritur të gjejnë gjurmët e tij dhe pas dy ditësh. Mësohet nga familjarët se pak kohë më parë 45-vjeçari kishte dalë nga Psikiatriku i Vlorës, pasi vuante nga depresioni dhe herë të tjera kishte tentuar vetëvrasjen.                         p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›