Policët e rendit me uniformën e rrugores
FIER – Policia e rendit u vesh efektivëve të saj uniformën e qarkullimit. Arrestimi i një numri të madh punonjësish të policisë rrugor ka çakorduar punën e efektivave blu në Fier. Pas publikimit të lajmit nga gazeta për ushtrimin e detyrës së rrugorëve nga forcat e policisë së rendit, drejtoria e policisë ka marrë një tjetër masë që mesa duket hyn tek emergjencat. Të detyruar nga vakuumi i krijuar, por edhe servirja e situatave problematike pa policë rrugor, dje shiheshin në qytet policë të rendit që ishin aktivizuar për rregullimin e trafikut. Mirëpo fati nuk e ka dashur që ata të mbeten të “pazbuluar”, pasi vetë drejtuesit e mjeteve i njohin tashmë policët, madje sipas kategorive dhe sektorëve ku punojnë dhe me emra të përveçëm. Nuk dihet se si do të jetë fati i policisë së qarkullimit në Fier, në një prej qarqeve më të mëdhenj në vend. m.r