Skandali i pikturave, Apeli lë në “arrest shtëpie” Xegën e Topin

Arrest shtëpie për drejtorin e Qëndrës Kulturore “Vangjush Mio “,Vladimir Topin dhe piktorin Sotiraq Xega. Gjykata e Apelit në Korcë ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e faktit Korcë ndaj dy të implikuarve në skandalin e pikturave. Ish-drejtori i Qendrës Kulturore, Vladimir Topi dhe ish-përgjegjësi i Galerisë, Sotiraq Xega akuzohen për shpërdorim detyre.
Masa ndaj tyre ka ardhur pasi humbjes së rreth 60 veprave nga fondi i pikturave në Galerinë e Arteve Figurative, me vlera të mëdha kulturore, por edhe monetare, të cilat mungojnë nga fondi i galerisë së arteve figurative “Guri Madhi” në Korçë. Më shumë se gjysma e tyre janë vepra të të madhit Vangjush Mio, kryesisht peizazh dhe natyrë e qetë.
Vladimir Topi, përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar si të vetmin person përgjegjës për vjedhjen e tyre ish-administratorin, Sotiraq Xega.