E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja akustike në Lezhë, gjoba bizneseve e paralajmërime

Ndotja akustike ne zonat bregdetare ka qene ne qender te vemendjes se Agjencisë Rajonale te Mjedisit ne Lezhe, e cila ka monitoruar ne vazhdimsi respektimin e orareve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave.
 

Kontrollet e ARM-se ne Lezhe jane mbeshtetur edhe nga policia e rendit, te cilat kane bashkpunuar per te siguruar qetesi ne bregdetet e Shengjinit dhe Tales.
 

Gjate ketyre kontrolleve te ushtruara jane vendosur masa administrative per subjektet qe nuk kane patur leje mjedisore, ndersa persa i perket orareve per mbylljen e muzikes ne ambjente te hapura nuk ka patur problem.
 

Per plazhin e Shengjinit eshte i vecante fakti se ne zonat ku muzika eshte e ulet, frekuentimi nga klientet ka qene me i larte, perkunder ambjemteve qe luajne muzike me ze te larte. Kjo ka bere qe shume subjekte te heqin dore nga zhurmat e muzikes se larte, duke afruar nje temp me te ulet dhe me te qete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›