Dështon formula e ndarjes së posteve qeveritare nga ato partiake në PD
Angazhimi i figurave kryesore në qeveri nuk lë vend për ndryshime në parti. Nuk priten ndryshime rrënjësore në selinë blu, ku së shpejti pritet të nisë gara
Eljona Ballhysa
Kryetari i Partisë Demokratike pritet të mos mbajë premtimin për ndarjen e posteve qeveritare nga ato partiake. Megjithëse ende nuk ka një datë zyrtare për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të PD-së, burimet nga kjo parti njoftojnë se kjo strukturë pritet të mblidhet së shpejti, ndoshta në fillim të muajit të ardhshëm. Burimet gjithashtu bëjnë të ditur se lidershipi i partisë është tërhequr nga formula e ndarjes së posteve qeveritare nga ato partiake. Pritet që ky propozim i diskutuar pak kohë më parë në radhët e deputetëve të PD-së duket se nuk do të futet për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e më pas për t’u përfshirë në Statutin e PD-së. Sipas burimeve, nuk është momenti që të sanksionohet një vendim i tillë për faktin se ky vendim sjell ndryshime rrënjësore në PD dhe se figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike mbajnë poste qeveritare. Në rast se do të miratohej vendimi i ndarjes së posteve, do të futeshin në garë për postet drejtuese të PD-së figurat dytësore të partisë, dhe jo figurat emblematike që aktualisht qëndrojnë në postet ministrore. Ndaj duket se kjo formulë nuk do të zbatohet dhe se zgjedhjet për postet drejtuese të PD-së nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madh.
Qëndrimi
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet pas krijimit të qeverisë së re. Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm pak ditë më parë. Ai u shpreh se PD-ja është parti qeverisëse dhe si e tillë, nuk mund t’i vendosë problemet e saj të brendshme para zgjidhjes së problemeve të kombit. “PD-ja është parti qeverisëse, si e tillë nuk mundet t’i vendosë problemet e brendshme të saj para problemeve të kombit. Pasi të finalizojë tërësisht problemin e vendosjes së qeverisë dhe në të gjitha nivelet e koalicionit, sigurisht që do të merret me zgjedhjet e saj, siç e ka përcaktuar Statuti”, - është shprehur Berisha. Zgjedhjet për postet drejtuese të PD-së duhej të ishin zhvilluar që në fund të muajit prill. Në bazë të Statutit të PD-së, zgjedhjet brenda partisë zhvillohen një herë në katër vjet. Zgjedhjet e fundit janë zhvilluar në prillin e vitit 2005. Pra, drejtuesit kryesorë të PD-së prej disa muajsh janë në shkelje të Statutit të partisë.
Por, që të zgjidhen drejtuesit e partisë, më parë duhet të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Në bazë të Statutit, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar delegatët votojnë për programin qeverisës të PD-së, për ndryshimet në Statut dhe zgjedhin kryetarin e partisë, që në këtë rast pritet të rimandatohet sërish Sali Berisha. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar votohet lista që kryetari i partisë u prezanton delegatëve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Kjo është një tjetër strukturë e lartë vendimmarrëse që drejton partinë në periudhën midis dy kuvendeve. Në Statut është parashikuar që Këshilli Kombëtar të mblidhet të paktën dy herë në vit, dispozitë kjo që nuk është zbatuar gjatë katër viteve të kaluara. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar i hap rrugën zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë Qendrore të partisë, si dhe drejtuesve kryesorë, siç janë nënkryetarët, sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë funksionalë.
Emrat
Emrat më të lakuar për të marrë poste drejtuese në PD janë pikërisht emrat e ministrave aktualë. Në rast se do të zhvillohet garë për postin e sekretarit të Përgjithshëm, në garë, përveç Bodes, pritet të futet edhe Arben Imami ose edhe ndonjë kandidaturë tjetër surprizë, megjithëse burimet nga PD-ja mbështesin Olldashin dhe Bashën. Për këtë post, burimet nga PD-ja listojnë një sërë emrash që mund të futen në garë duke pasur parasysh se është një ndër postet më të rëndësishme në PD. Të tillë kandidatë janë Gjergj Lezhja, Shaban Memia, Genti Strazmiri etj. Ndërsa për postet e nënkryetarëve nuk pritet të ketë surpriza, pasi anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të rivotojnë Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin. Gara në PD do të zhvillohet për postin e sekretarit për Marrëdhëniet Publike. Në garë për këtë post pritet të përfshihet Majlinda Bregu e Ferdinand Xhaferaj, i cili e mban aktualisht këtë post. Për postin e sekretarit për Marrëdhëniet Organizative, sipas burimeve, përveç sekretarit aktual Flamur Noka, mund të futet Jemin Gjana dhe Gent Strazimiri. Për postin e sekretarit për Çështjet Juridike, përveç Ilir Rusmalit, mund të futen në garë Enkelejd Alibeaj e Oerd Bylykbashi. Por, që të kandidojë për postet drejtuese të PD-së, më parë deputeti apo anëtari i kësaj partie duhet të zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndaj pritet zhvillimi i Kuvendit Kombëtar, i cili i hap rrugën rinovimit të strukturave të tjera të partisë.
19 Shtator 2009