Dështon gjyqi i monstrës së Peshkopisë
• Prania e një numri të madh personash pranë gjykatës, dështon seancën e parë të procesit ndaj monstrës së Peshkopisë, Shpëtim Ziza.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Autori i masakrimit të 10-vjeçarit Bekim Çenga, 6 muaj më parë, është përballur me togat e zeza për vetëm 5 minuta, për t’u rikthyer sërish në burgun e Burrelit, nga ishte nisur. Paraditen e djeshme ai ka udhëtuar nga qelia për në Gjykatën e Faktit Dibër nën masa të forta sigurie. Procesi duket se është mbajtur në fshehtësi, madje, sipas disa burimeve, dërgimi i tij në gjykatë kishte për qëllim verifikimin e disa provave që organi i hetimit ka siguruar kohët e fundit. Mirëpo udhëtimi i Zizës drejt Peshkopisë është pikasur nga familjarët e të miturit Çenga. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë tubuar pranë gjykatës dhe në qetësi kanë pritur zhvillimin e seancës gjyqësore. “Ardhja e shumë njerëzve, të afërm dhe familjarë të Bekim Çengës, ka vënë në vështirësi zhvillimin e një seance të zakonshme gjyqësore”, thanë burime nga gjykata e këtij rrethi, sipas të cilave seanca e radhës është caktuar në fund të muajit. Uniformat blu kishin marrë masa të forta që i akuzuari të mos kishte probleme, mirëpo askush nuk është në gjendje të argumentojë se udhëtimi 200 km i Shpëtim Zizës ishte kryer për ta marrë atë në pyetje për 5 minuta. Familjarët e viktimës nuk kanë sharë, fyer apo kërcënuar dikë, por ashtu si dhe më parë kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, kur djali i tyre u gjet pas disa ditësh zhdukjeje i masakruar. “Lëvizja është kryer nën masa të sigurta sigurie. Askush nuk e dinte se Shpëtim Ziza do të linte burgun e Burrelit”, thanë gardianë të këtij burgu. Ai është sistemuar bashkë me 8 persona të tjerë në një nga dhomat e këtij burgu, ku vuajnë dënimin njerëz me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Pas arrestimit të 19-vjeçarit, me urdhër të Prokurorisë së Dibrës u vendos transportimi i tij nga burgu i Burrelit drejt Spitalit të Burgut në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij mendore. Por, pak ditë më parë ai është rikthyer sërish në Burgun e Sigurisë së Lartë. Pas ngjarjes së rëndë familja Ziza u largua nga banesa e saj, duke iu larguar familjes Çenga nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Kërkesa e vetme e të dyja familjeve, Çenga dhe Ziza, ka qenë zbardhja e të vërtetës.