Ekstradohet nga SHBA ish-polici i dënuar për vrasjen e Tahirllarit
• TIRANE – Ish-shefi i grupit të gatshëm të policisë së Korçës, i dënuar në mungesë me 16 vjet burg për vrasjen e Gazmend Tahirllarit u ekstradua dje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-oficeri i policisë, i shpallur fajtor për vdekjen e Gazmend Tahirllarit në qelitë e policisë së Korçës, më 3 janar 2003 ishte arrestuar në Amerikë ndërsa dje është dorëzuar në Rinas për të vuajtur në Shqipëri dënimin e dhënë ndaj tij. Lorenc Balliu, 32 vjeç ka mbërritur dje në mesditë në aeroportin e Rinasit i prangosur, ndërsa shoqërohej nga dy oficerë të policisë amerikane. Ekstradimi është konfirmuar nga Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar të lëshuar prej saj. Balliu është sjellë në aeroportin e Rinasit, nga Hetuesit e Policisë së Emigracionit dhe doganave të SHBA-së (ICE). Lorenc Balliu, sipas policisë ishte arrestuar nga autoritetet amerikane, rreth një vit më parë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Ai është cilësuar përgjegjës nga Gjykata e Korçës, më 17 mars të vitit 2003, për vdekjen e Gazmend Tahirllarit, nga fshati Goskovë e Korçës. Ai dyshohej nga policia për një vepër penale, ndërsa gjatë shoqërimit për në komisariatin e Korçës, është transportuar me furgon dhe rrugës është dhunuar fizikisht. Sipas vendimit të Gjykatës së Korçës, të cilit i referohet Policia e Shtetit, gjatë shoqërimit të Tahirllarit në fshatin Goskovë Lorenc Balliu, me detyrë inspektor i krimeve në policinë e Korçës, ka goditur me shkelm viktimën. Nga dhuna e ushtruar Tahirllari, ndërroi jetë pasi ishte dërguar në spitalin e qytetit të Korçës. Pas ngjarjes Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Avokati i Popullit nisën një hetim për rrethanat e shoqërimit dhe vdekjes së Gazmend Tahirllarit. Pas ngjarjes, Prokuroria urdhëroi arrestimet e disa efektivëve të policisë së komisariatit të Korçës, që kishin kryer shoqërimin e Tahirllarit për në komisariatin e Korçës. Hetimi i kryer provoi se disa efektivë të policisë ishin përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj Gazmend Tahirllarit. Këta të fundit u arrestuan dhe më pas u dënuan ashtu si dhe i ekstraduari i djeshëm. d.b