Spahiu: Gjyqtarët t’u tregojnë vendin politikanëve të korruptuar
• TIRANE - Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD-së, pohoi dje se në datat 21 dhe 22 prill do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e Gjykatave të Faktit dhe Apelit, mandatet e krerëve të të
cilëve përfunduan me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për gjyqësorin. Në një intervistë të dhënë dje për “Tv Klan”, numri dy i KLD-së pohoi se në takimet e shumta që ka pasur me Presidentin Bamir Topi, i cili është edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë përcaktuar dhe rendin e ditës për një nga aktivitetet më të mëdha dhe me përmasa kombëtare. “Për herë të parë në historinë e pushtetit gjyqësor do të zhvillohet një takim masiv i hapur i KLD-së për të zhvilluar prezantimin e fushatës për kandidatët për kryetarë gjykatash. Do të jetë një mbledhje e hapur, e cila do të zgjasë nga ora 08:30 e mëngjesit deri në orën 21:00 të datave 21 dhe 22 prill”, tha Spahiu, i cili më tej shtoi se në këtë garë kanë konkurruar shumë gjyqtarë. Sipas tij, në disa gjykata kanë kandiduar të gjithë gjykatësit, ku secili prej tyre pretendon të jetë drejtues i atij institucioni. Numri dy i KLD-së tha se në këtë aktivitet do jenë pjesëmarrës juristë, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, ekspertë dhe diplomatë të huaj, si dhe media, disa prej të cilave do të realizojnë një transmetim drejtpërdrejt të saj. I pyetur për deklaratën e kreut të Unionit të Gjyqtarëve se politika ushtron presion mbi gjyqësorin, Spahiu tha: “Një pushtet i fortë me gjyqtarë që gëzojnë të drejtat kushtetuese, ka ardhur koha t’i tregojë vendin politikës së korruptuar dhe politikanëve që abuzojnë me pushtetin dhe përfshihen në afera. Ata nuk ka pse të kenë kompleksin e frikës së presionit nga politika, madje ata duhet të përdorin presionin e tyre ligjor kundër politikanëve të korruptuar”. Sipas tij, politika ka vendosur monopolin për rregullat e lojës, për kuadrin ligjor dhe infrastrukturën që punon pushteti gjyqësor. Ashtu si dhe nuk i ka garantuar dhe siguruar një pavarësi financiare. Një pushtet, i cili nuk gëzon pavarësinë ekonomike, padyshim që ka vënë në dyshim autoritetin dhe forcën e vet. Kjo është një luftë të cilën pushteti gjyqësor dhe gjyqtarët duhet ta vazhdojnë. Ndërsa në lidhje me procedimet disiplinore, Spahiu pohoi se nuk do iu shpëtojë asnjë gjyqtar që abuzon me ligjin. fa.ma.