Humbet në polici dosja e vdekjes së biznesmenit, padi inspektores
• TIRANE – Humbja e dokumenteve të një ngjarjeje në Komisariatin e Policisë numër 2 të kryeqytetit, ka dërguar në gjykatë të pandehur për shpërdorim detyre policen e krimeve.
Para gjyqtarit Kreshnik Omari u pyetën dje tre oficerë policie të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në këqyrjen dhe dokumentimin e vdekjes së biznesmenit të ndërtimeve, Asllan Shkrela, më 26 mars 2005. Gjatë dëshmisë së tyre ata mbrojtën të pandehurën për zhdukjen e dokumenteve. Biznesmeni është gjetur i vdekur në zyrën e tij, në orët e para të mëngjesit, pasi familjarët kanë telefonuar në polici kur kanë vënë re mungesën e tij në shtëpi. Pas kësaj, një grup ekspertësh hetimorë, bashkë me një mjek ligjor, kanë dokumentuar gjithçka dhe pas ekspertizës ka rezultuar se vdekja e tij ishte natyrale. Ndërkohë edhe familjarët nuk kanë pasur asnjë pretendim tjetër. Oficerja e policisë, Blerina Bajollari, e cila ishte inspektore e zonës ku ndodhi vdekja, ka përgatitur më pas dosjen me të gjitha materialet hetimore dhe e ka nisur për në Prokurori. Por kjo dosje nuk ka mbërritur kurrë në organin e akuzës, pasi nuk rezulton e regjistruar në protokollin e këtij institucioni. Sipas dëshmitarëve të pyetur dje nga gjykata, rezultoi se në Komisariatin e Policisë dosjet që dërgoheshin në Prokurori regjistroheshin, ndërsa në raste të tjera kur niseshin dorazi ndodhte edhe që nuk shënoheshin. fa.ma.