Prokuroria i “ngec” dosjet policisë
• Oficerët e Policisë Gjyqësore që deri tani kanë punuar pranë prokurorive të rretheve, do të rikthehen në strukturat e Policisë së Shtetit brenda datës 15 maj 2008.
Trazhgim Sokolaj
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, nënshkruan dje një urdhër të përbashkët, i cili detyrën dhe përgjegjësinë e hetimeve për dosjet penale ia “ngec” Policisë së Shtetit. Në prokurori do të mbahen dhe hetohen vetëm ato dosje ku persona të dyshuar ose të pandehur janë punonjësit e policisë, që dyshohet se kanë kryer një krim. Sipas urdhrit të përbashkët, i cili hyn në fuqi në mesin e muajit maj të këtij viti, do të jenë shërbimet e Policisë Gjyqësore në varësi të Departamentit të Hetimit në Policinë e Shtetit, ato që do të mbajnë peshën kryesore të hetimit për të gjitha krimet që ndodhin si dhe për veprat penale për të cilat procedimet penale fillojnë pas ndodhjes së tyre. Urdhri ka nxjerrë prokurorin nga roli tradicional i viteve të fundit, duke i deleguar Policisë Gjyqësore kompetencën për kryerjen e veprimeve hetimore deri te komunikimi i akuzës ndaj të pandehurve, marrja e provave apo edhe fillimi kryesisht i procedimit penal pa kallëzim për ndjekje penale. Gjithsesi urdhri i përbashkët që u firmos dje nga ministri i Brendshëm dhe Kryeprokurorja, i lë vend prokurorit në kuptimin e drejtimit të hetimit dhe kontrollit të veprimeve të oficerëve të Policisë Gjyqësore. Më parë dosja penale referohej në Prokurori, ku fashikulli hetimor me provat dhe letrat e dosjes mbahej gjatë gjithë fazës së hetimit deri në përfundim të procesit. Tani dosjet penale do të mbahen në polici nga oficerët gjyqësorë, të cilët gjatë hetimeve do të thirren të paktën një herë në muaj nga prokurori për të analizuar ecurinë e hetimeve. Sipas urdhrit të përbashkët, në rastet kur oficerët e Policisë Gjyqësore kanë një mendim të ndryshëm nga vendimi që një prokuror i caktuar ka marrë për një dosje, hetuesit kanë të drejtën të ankohen me shkrim, duke paraqitur mendimin e tyre te prokurori më i lartë nga ai që ka marrë vendimin. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, se urdhri i përbashkët zgjidh statusin e varësisë së dyfishtë që Policia Gjyqësore ka pasur deri tani. Kryeprokurorja tha se më parë Policia Gjyqësore është bërë shkak për ngecjen, zvarritjen dhe mangësi të theksuara në hetimin e dosjeve penale. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, Tatimeve, Doganave dhe Ushtrisë, punonin de fakto në prokurori, ndërsa pagat dhe varësinë administrative e kishin në institucionet përkatëse, Ministria e Brendshme, ajo e Financave apo Ministria e Mbrojtjes. Urdhri që u firmos dje i rikthen oficerët e Policisë Gjyqësore në institucionet e tyre të varësisë, ku do të vazhdojnë kryerjen e hetimeve për llogari të Prokurorisë. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, u shpreh dje gjatë nënshkrimit të urdhrit të përbashkët, se një dokument i tillë është baza më e mirë ligjore për të rritur bashkëpunimin mes Policisë dhe Prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit.
Pika të urdhrit
• Prokurorët urdhërojnë vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit
• Prokurori mund të mbajë aktet dhe të zhvillojë hetime kur vepra penale i atribuohet punonjësit të Policisë së Shtetit
• Drejtuesit e shërbimeve të Policisë Gjyqësore përgjigjen para prokurorit që drejton hetimin për zbatimin e rregullave, afateve procedurale dhe ecurinë e hetimit
• Drejtuesi i shërbimit të Policisë Gjyqësore në Policinë e Shtetit, kur merr dijeni për një vepër penale, njofton menjëherë me gojë drejtuesin e Prokurorisë ose prokurorin e gatshëm
• Në rastet e ndalimit ose të arrestimit në flagrancë të autorit të veprës penale, drejtuesi i Policisë Gjyqësore dërgon me shkresë aktet origjinale në Prokurori, në shkresë ai sugjeron edhe oficerin që do të vazhdojë hetimet
• Prokurori që ka marrë përsipër drejtimin e hetimeve, zgjedh në gjykatë masën e sigurimit dhe jo më vonë se dhjetë ditë i rikthen aktet origjinale Policisë Gjyqësore për të vazhduar hetimet