Futi celularin në qeli, pranga gardianit
• SARANDE - Futja e një celulari në dhomat e paraburgimit kundrejt një shpërblimi, i ka sjellë prangat një gardiani në komisariatin e Sarandës.
Ndonëse prej vitesh ishte në këtë detyrë, Fatmir Meçani, 41 vjeç, është bashkuar në qeli me personin që do të ndihmonte. Burime nga Drejtoria e Paraburgimit në Sarandë bëjnë të ditur, se mesditën e së hënës është bërë ndalimi i policit, banor i fshatit Bamatat të Delvinës, me detyrë agjent i rolit bazë në dhomat e paraburgimit në Sarandë. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e korrupsionit aktiv dhe shpërdorimit të detyrës. Pas sinjalizimit të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, është zbuluar që autor i futjes së një celulari në dhomat e paraburgimit të drejtorisë përkatëse në qytetin e Sarandës ka qenë polici i shërbimit, Fatmir Meçani. Kjo është bërë shkak që për agjentin e rolit bazë në dhomat e paraburgimit të bëhet ndalimi dhe përfundojë vetë në to. Sipas burimeve nga Drejtoria e Paraburgimit në Sarandë, mësohet se mbi bazën e kallëzimit është bërë ndalimi i 41-vjeçarit, ndërkohë që duket se vepra e tij e kundërligjshme bëhet edhe më e rëndë, për shkak se dyshohet që ta ketë kryer kundrejt pagesës së marrë për shërbimin e kryer ndaj shtetasve që ia kanë dhënë celularin. sh.d