E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon lamtumira e Altin Lalës

Sfida kundër Azerbajxhanit ishte projektuar me kohë si ndeshja e lamtumirës së kapitenit Altin Lala. Lojtari i Hanoverit është ulur dje në tribunën VIP krah presidentit Armand Duka dhe nuk ka bërë shkelmimin e topit nga mesi i fushës siç e do tradita. Lala e ka shtyrë lamtumirën e tij për një ndeshje tjetër, pasi polemikat e ditëve të fundit mes grupimit të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe presidentit Duka, solli bojkotimin e TKZ-së për ndeshjen kundër azerëve, ndaj Lala nuk mund të realizonte një lamtumirë dinjitoze, ashtu siç ai e ka ëndërruar dhe ashtu siç e meriton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›