E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet fondi, cilat parti fitojnë nga paratë e taksapaguesve



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton sot ndarjen e fondit financiar për të gjitha partitë politike parlamentare. Në total, janë 65 milionë lekë të reja të cilat do të ndahet respektivisht për 11 partitë politike në Kuvend. Fondi ndahet në bazë të dy formulave. Gjysma e tij ndahet në bazë të votave të marra në proporcional në vitin 2005, si dhe gjysma tjetër ndahet në bazë të vendeve që janë marrë në Parlament në bazë të zgjedhjeve të vitit 2005. Kështu, sipas kësaj formule, PD-ja merr më shumë fonde, afërsisht 165 milionë lekë të vjetra e shoqëruar nga PS-ja me 136 milionë lekë të vjetra. Kjo formulë kësaj here ka favorizuar ndjeshëm Partinë Republikane, e cila ka përfituar rreth 110 milionë lekë të vjetra, për shkak se në zgjedhjet e vitit 2005, ishte partia e parë në proporcional.

NR. EMËRTIMI I SUBJEKTIT ZGJEDHOR fondi që përfitohet

(leke)

1. Partia Demokratike 16.570.000

2. Partia Socialiste e Shqiperise 13.600.000

3. Partia Republikane 11.000.000

4. Partia Socialdemokrate 6.800.000

5. Partia Levizja Socialiste per Integrim 4.600.000

6. Partia Agrare Ambjentaliste 3.500.000

7. Partia Aleanca Demokratike 2.600.000

8. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 2.100.000

9. Partia Demokristiane 1.800.000

10. Partia Demokracia Sociale 2.200.000

11. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743

Totali për tu shperndarë 65.000.000

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›