E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton perpjekja per te rrembyer nje avion te Al Italias

Një këshilltar i delegacionit kazak të UNESKO-s në Paris shkaktoi momente frike e paniku në bordin e një avioni të Al Italias, ndërsa tendoi të devijonte avionin në fluturim nga Parisi drejt Romës.

49-vjeçari quhet Valery Tolmachov dhe ishte pa dyshim në një gjendje konfuze, kur në mes  të fluturimit kërcënoi me një limë të vogël një asistente udhëtimi, duke i kërkuar që avioni të devijohej në Tripoli. 4 asistentë udhëtimi kanë arritur ta ndalin një kohë agresorin. E avioni i kompanisë Al Italia u ul  në Fiumicino sipas planit.

Policia bën të ditur se asnjë nga 131 personat në bord nuk u rrezikua e asistentja e sulmuar është mirë ndonëse në gjendje shoku. Agresori u prangos në aeroportin e Romës. Policia bën të ditur se 49-vjeçari nuk ka precedentë penalë dhe as lidhje me terrorizmin. Mbetet i panjohur motivi i tentativës së dështuar.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›