E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, ekzekutohen anëtarët e një grupi muzikor

MEKSIKË – Nëntë persona janë gjetur të pajetë në një lokal në qytetin Chihuahua, në Meksikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa mes viktimave janë edhe pesë anëtarët e grupit muzikor ‘Banda e pestë’.

Autoritetet bënë të ditur se disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në lokalin Far West dhe kanë hapur zjarr në drejtim të klientëve. Dyshohet se objektivi i sulmit kanë qenë pikërisht anëtarët e grupit muzikor.

Sipas policisë, shkaku i vrasjes dyshohet të jetë një këngë e realizuar se fundi nga ky grup, dedikuar kartelit të drogës Juarez, që është armik i një karteli tjetër, të njohur si Sinaloa.

Beteja mes grupeve rivale të drogës në Meksikë duket se është shtrirë së tepërmi dhe nuk kursen askënd.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›