E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon seanca e 76-të e gjyqit të Lul Berishës e bandës së Durrësit



Tiranë - Dhënia e përsëritur e raporteve mjekësore për avokatet nga mjeku i fëmijëve ka detyruar Gjykatën e Krimeve të Rënda t’i kërkojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut të bëjë verifikime të menjëhershme për këto raporte. Kryetari i trupës gjykuese për të pandehurit e bandës së Durrësit me në krye Lulëzim Berishën duke qenë se nuk gjeti zgjidhje nga Dhoma e Avokatisë dhe Ministria e Drejtësisë për çështjen e avokatëve i drejtohet sistemit të shëndetësisë. Shkak është bërë dërgimi për herë të dytë nga një pediatre e spitalit të Gjirokastrës i një raporti që thoshte se njëri nga avokatët ka nevoje për trajtim për më shumë se shtatë ditë të tjera. Përgjatë këtyre dy viteve avokatët kanë sjellë në gjykatë raporte të shumtë sipas të cilave ata kalojnë shqetësime shëndetësore njëri pas tjetrit. Ky gjyq po dështon pikërisht për shkak të mungesës se avokatëve mbrojtës, duke e detyruar gjykatën vetëm të zvarrisë procesin, për të shënuar kështu një rekord prej 76 seancash të shtyra.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›