Dështon seanca e parë për masakrën e Cërrikut
Mungesa e avokatëve ka bërë që të dështojë seanca e parë e parashikuar për t’u zhvilluar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për masakrën e Cërrikut. Kjo ka shtyrë gjyqtarin e çështjes, Klodian Kurushi, që të shtyjë për javën e ardhshme seancën e radhës në ngarkim të nëntë të pandehurve të “bandës së Cërrikut”, të cilët akuzohen për vrasjen e gardistëve në vitin 1997. Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk u paraqit asnjë prej avokatëve mbrojtës, çka solli dhe shtyrjen e gjyqit për më 9 shtator. Të akuzuarit e kësaj bande, 11 vjet më parë ekzekutuan gjashtë gardistë dhe plagosën 16 punonjës policie, të cilët po shkonin drejt Cërrikut për ruajtjen e rendit gjatë trazirave të vitit 1997. Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, por edhe të tjerë që tashmë rezultojnë të vrarë, u kanë zënë pritë gardistëve dhe efektivëve të komisariatit të Elbasanit, duke zhvilluar një betejë që shkaktoi disa viktima dhe të plagosur.
Ngjarja
Bazuar në hetimet e kryera dhe provat e administruara, sipas kërkesës për gjykim, ka rezultuar e provuar se më datë 22.05.1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë së qytetit Cërrik dhe janë larguar me forcë punonjësit e policisë nga kjo postë. Të nesërmen, më datë 23.05.1997, forca të policisë së Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i komisariatit të asaj periudhe, z. Agron Kuliçaj, në bashkëpunim me Forcat Speciale (Garda e Republikës) kanë vajtur në qytetin e Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbulluar armë, të cilat gjendeshin nën posedimin e civilëve të ndryshëm. Ndërkohë që, sipas kërkesës për gjykim, të pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi, të cilët kishin marrë dijeni mbi lëvizjet e forcave policore më datë 23.05.1997 në qytetin e Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur, me qëllim goditjen e forcave të policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23.05.1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Të pandehurit Meti Bozi e Llazar Bicja kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e policisë, të cilët do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Po ashtu, këta të pandehur kanë nxitur të pandehurin tjetër, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe bashkëpunëtorët e tij të pozicionohen në tarracat e qytetit dhe të godasin efektivët e policisë. Të njëjtin veprim kriminal këta shtetas kanë bërë dhe me disa persona të tjerë të qytetit të Cërrikut, duke i nxitur të pozicionohen në tarracat e disa pallateve të tjera dhe duke iu sugjeruar të qëllojnë në rast kundërpërgjigje të forcave të policisë. Pas këtij organizimi, të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, së bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani dhe Bashkim Buzani, të armatosur me armë zjarri të ndryshme, janë pozicionuar brenda ambienteve të kinemasë së qytetit të Cërrikut, duke zënë pozicione në dritaret e kinemasë dhe në tarracën e saj. I pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu) me bashkëpunëtorët e tij të armatosur me armë të ndryshme, janë pozicionuar në tarracën e pallatit që ndodhet rreth 200 m larg kinemasë. Po ashtu, edhe shtetas të tjerë janë pozicionuar në disa tarraca pallatesh të armatosur me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm si automatik kallashnikov, pistoleta, granata, kundërtanke etj. Pas pozicionimeve që përcaktuan të pandehurit Llazar Bicja e Meti Bozi, - vijon kërkesa për gjykim, - në qytetin e Cërrikut kanë mbërritur forcat e policisë së Komisariatit Elbasan të mbështetura nga disa njësi të Gradës së Republikës. Lëvizja e forcave të policisë bëhej në autokolonë e përbërë nga dy IFA, një furgon i blinduar dhe dy diagaçë.
Masakra
Në kërkesën për gjykim të dy prokurorëve përcaktohet edhe momenti kur nisi masakra. “Në momentin që forcat e policisë ndodheshin në qendër të qytetit, shtetasi Ardian Rama (aktualisht i vdekur) ka qëlluar me armë automatike në drejtim të tyre, goditje e cila ka shërbyer si indice për të kundërvepruar me armë nga ana e forcave speciale të policisë (Garda e Republikës). Por, kur njëra nga makinat e blinduara të policisë ka qenë duke kaluar në qendër të qytetit të Cërrikut, përballë me kinemanë e qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore. Një nga vatrat kryesore të zjarrit ka qenë ndërtesa e kinemasë së qytetit, ku kanë qenë të pozicionuar duke hapur zjarr me armë të ndryshme të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani (i vdekur) dhe Bashkim Buzani, ndërsa vatra tjetër ka qenë tarraca e një pallati që ndodhej përballë me kinemanë e qytetit, ku ndodheshin i pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu), si dhe shtetasi Kladjan Mema (i vdekur) etj. Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e 2 prej efektivave të policisë që ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen edhe të 3 efektivave të tjerë të policisë. Në përpjekje për t’u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. l të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe l efektiv tjetër i forcave speciale të policisë (Gardës) shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektivë të tjerë policie”, - vijon kërkesa për gjykim e prokurorëve.
Të pandehurit
1. Llazar Bicja
2. Meti Bozi
3. Arjan Toska
4. Roland Sota (Xhepexhiu)
5. Alban Toska
6. Skënder Cani
7. Tomorr Buzani
8. Bujar Buzani
9. Entel Gashi