E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretenca; Vjedhja e makinave nga banda “Rexhina”, kërkohen 45.4 vjet burg



Me dhënien e pretencës është duke përfunduar edhe procesi gjyqësor në ngarkim të bandës së famshme për vjedhjen e makinave në kryeqytet dhe disa rrethe të tjera, konkretisht të pandehurve të bandës “Rexhina”. 45.4 vjet ka kërkuar në total përfaqësuesi i akuzës për katër nga të pandehurit e bandës, të cilët qysh në fillim të procesit gjyqësor kanë kërkuar të gjykohen me aplikim të gjykimit të shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit. Akuza që rëndon mbi katër të pandehurit është “vjedhje në bashkëpunim disa herë”. Mes personave për të cilët është dhënë dje pretenca, ishte i penduari i bandës, Erlind Taullaj, ai që hodhi dritë mbi skemën e përdorur nga grupi për vjedhjen e automjeteve. Prokurori kërkoi dje dënimin me 18 vjet burg secili për të pandehurit Edmond e Gentian Neza, 5 vjet e 4 muaj për të pandehurin Dritan Hmaiti dhe 4 vjet burg për të penduarin Erlind Taullaj. Ndërkohë që për dy të pandehurit e tjerë, Bujar Sefa dhe Bledar Hasanin, është veçuar çështja dhe do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues, pasi kanë kërkuar të gjykohen me procedim të zakonshëm. Sipas akuzës, 7 janë episodet që mbërthejnë gjashtë të pandehurit, ndërkohë që shtatë janë edhe dëshmitarët që tregojnë mënyrën se si u kërcënuan nën armë për të dhënë gjithçka kishin me vete. Midis të grabiturve janë këngëtarja Ermiona Lekbello dhe kreu i Dhomës Kombëtare të Tregëtisë, Gjok Uldedaj. Ndërkohë që, ashtu siç edhe përmendëm, Erlind Taullaj është i penduari i procesit "Rexhina", për të cilin u kërkua dënimi me 4 vjet burg. Ky i fundit ka dhënë shpjegime të imtësishme për të gjithë aktivitetin kriminal të kryer nga ana e të pandehurve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për një periudhë 2-vjeçare. Në datën 4 korrik të vitit 2007, Erlind Taullaj ka lidhur një akt marrëveshje me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ky i fundit pritet të ketë edhe përfitime për bashkëpunim me drejtësinë, ndërkohë që në një episod është kërcënuar nga pjesëtarët e grupit për shitjen e makinave me çmime fikse

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›