E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i Arian Saliut, shoqërohen 20 të dyshuar

Një ditë pas vrasjes së bujshme të Arian Saliut, vëllait të një prej njerëzve më famëkeq të Durrësit, Klodian Saliut, policia ka shoqëruar në komisariat më shumë se 20 persona. Një gjë e tillë është konfirmuar një ditë më parë nga burime pranë policisë së qytetit bregdetar, sipas të cilave, mungesa e provave ka bërë që ende të mos merret asnjë masë arresti. Gjithashtu, burimet pohuan se për ekzekutimin e mbrëmjes së hënës po punohet në disa pista, por ende nuk është dalë në një konkluzion konkret, pasi ende nuk ka një emër si autor i dyshuar i ngjarjes.

Megjithatë, burime të tjera policore pohuan se nuk është lënë jashtë vëmendjes as pista e një vrasjeje me motive hakmarrjeje, duke ditur që i vëllai, Klodian Saliu, i vrarë në 2005-n, kishte jo pak hasmëri për përfshirjet në disa vrasje gjatë viteve që ai ishte në të njëjtën bandë kriminale me Lulzim Berishën.

Veç kësaj, burimet nga policia e qytetit bregdetar kanë shtuar edhe vrasjen e të vëllait tjetër të kësaj familjeje, Ndriçim Saliut, për të cilin ende dyshohet se është qëlluar gabimisht në korrik të një viti më parë, pasi atentatorët kërkonin kokën e Arianit.

Për një gjë të tillë, jo më kot para disa muajsh Prokuroria e Durrësit ka “arkivuar” dosjen penale të vrasjes së vëllait të Klodian Saliut, duke rikthyer përsëri dosjen me shumë peshë në komisariatin e Durrësit. Sipas ekspertëve hetimorë, dosja e Ndriçim Saliut nuk është plotësuar me prova dhe materiale konkrete. Pikërisht për këtë, policia po shpreson në dëshmitarët okularë, të cilët gjatë kësaj kohe dhe më tej janë rimarrë në pyetje për të shpalosur edhe një herë atë çka panë natën e 23 korrikut.

Objektivi i gabuar

Ekzekutimi i 23 korrikut të një viti më parë i Ndriçim Saliut në qendër të qytetit të Durrësit, ishte një objektiv i gabuar i atentatorëve. Sipas dyshimeve të hetuesve të çështjes, vrasja është kryer për motive hakmarrjeje dhe në shënjestër të ekzekutorëve ka qenë dhe djali tjetër i familjes Saliu, Ariani. Ndërkohë, i dyshuari kryesor për këtë vrasje, Ervin Çukja, do të arrestohej dhe ndaj tij do të vendosej masa e sigurisë me 30 ditë burg. Pasi kanë kaluar ditët, ekspertët e policisë së bashku me prokurorët nuk kanë mundur të nxjerrin gjë nga Çukja, duke e liruar me masën e hetimit të lirë nën garancinë pasurore që ofroi i dyshuari. Pas fitimit të lirisë, personi që i duhej shumë drejtësisë u qëllua me breshëri automatiku të llojit “Skorpions” me silenciator natën e 23 shtatorit në zonën e Bërrylit në qytetin e Durrësit, në shëtitoren “Taulantia”, në parkingun e një lokali në Durrës. Për vrasjen u akuzua shoferi i familjes Saliu, Fatlum Gostivari, i cili u arrestua nga policia disa ditë pas ngjarjes. Nga ana e saj, policia do ta akuzonte për “vrasje me paramendim të kryer për interes të hakmarrjes”, si dhe “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, pasi në momentin e arrestimit iu gjet një armë pa leje.

Veç kësaj, dyshime të tjera të hetuesve janë se viktima Ervin Çukja ka qenë personi që ka shoqëruar natën e vrasjes së Ndriçim Saliut, të pandehurin Indrit Taullai. Nga Italia / Arian Saliu kërcënon “ushtarët” e Lul Berishës Rreth 23:00 të datës 23 korrik të vitit 2007, dy persona me skafandra kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar me armë me silenciator në drejtim të pronarit Ndriçim Saliu. Për ekzekutimin e njërit prej ish-personave më të frikshëm në qytetin bregdetar u akuza Indrit Taullai. Hetuesit në fillim dyshuan se objektivi i asaj nate korriku ishte Arian Saliu, vëllai tjetër i familjes. Kjo, pasi nga disa dëshmi rezultoi se Ariani ishte i dënuar për trafik droge në Itali dhe nga qelia u kishte përcjellë hakmarrjen “ushtarëve” të kapobandës, Lul Berisha. Sipas hetuesve, pa mbushur disa ditë që Arian Saliu të lirohet nga burgu dhe të kthehet në vendlindje, është organizuar plani i eliminimit fizik nga frika e një hakmarrjeje që objektivi do kryente ndaj pjesëtarëve të bandës rivale. Për këtë, mendohet se gjatë gjithë ditës së 23 korrikut Arian Saliu është mbikëqyrur nga disa persona, që ende nuk janë identifikuar nga organi i akuzës. Ndriçim Saliu / Asnjëherë probleme me drejtësinë Vëllai i Klodian Saliut, Ndriçimi, nuk ka qenë asnjëherë i skeduar nga policia si individ kriminal, pasi ai bënte një jetë të qetë në qytetin bregdetar të Durrësit me bashkëshorten e tij. Gjithashtu, ai nuk ka qenë kurrë anëtar i bandës së Durrësit, e cila nisi pikërisht në momentin kur dy miqtë u prishën për pazaret e trafikut të drogës, prostitucionit dhe armëve. Kulmi do të arrinte më 27 shkurt të vitit 2005, kur u gjet i vrarë Klodian Saliu. Krerët e bandës së drejtuar nga ai i mori Indrit Dokle, i cili duke rekrutuar vrasës me pagesë, i ka bërë disa atentate Lul Berishës, por pa sukses. Aktualisht, shumica prej anëtarëve të bandës së Durrësit, mes tyre dhe dy kapot, Berisha dhe Dokle, ndodhen në qeli. Hakmarrja ndaj të vëllait Vrasjet e Klodian Saliut Vrasja e Dritan Sallakut Më 17 tetor 1998 rreth orës 18:30, Lulzim Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj dhe Dritan Coli si dhe Klodian Saliun dhe Ilir Xhunga (aktualisht të vrarë) kanë vrarë me armë zjarri Dritan Sallakun në qytetin e Durrësit. Viktima ka qenë i shoqëruar nga shokët e tij, Ilir Nela e Agim Rexhepi në oborrin e lokalit që ndodhej përballë shkollës “7 Nëntori” në qytetin e Durrësit dhe nga një makinë tip “BMW”, me të cilën udhëtonin të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Klodian Saliu e Ilir Xhunga është qëlluar me armë zjarri, ku është vrarë Dritan Sallaku dhe plagosur rëndë Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Vrasjet e Arian Pajas e Viron Currit Në vijim të goditjeve kriminale ndaj kundërshtarëve në qytetin e Durrësit, Lulzim Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn, Dritan (Adriatik) Coli, Klodian Saliu e Ilir Xhunga kanë organizuar dhe vrarë më 29 tetor 1998, rreth orës 17:00 në fshatin Rrashbull të Rrethit Durrës shtetasit Arian Paja e Viron Curri dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Marsel Sotiri. Autorët kanë përdorur për të realizuar aktin kriminal një automjet tip “Golf” me ngjyrë të bardhë, i cili është gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje. Objektivi kryesor i këtij sulmi kriminal ka qenë shtetasi Marsel Sotiri, i cili u plagos në vendngjarje. Vrasja e Eduart Ongarit Më 5 korrik 1999, Lulzim Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn, Dritan (Adriatik) Coli, Indrit Taullai, dhe Klodian Saliun, kanë vrarë me armë zjarri Eduart Ongari si bashkëpunëtor të Marsel Sotirit dhe strehues të autorëve që vranë shokët e tyre, Ilir Xhunga e Arben Paja. Ekzekutimi është kryer rreth orës 12:40, ku viktima Eduart Ongari ishte duke pirë kafe me dy shokët e tij, në lokalin e Shahin Ollomanit, në lagjen nr. 16 të qytetit Durrës. Vrasja e Marsel Sotirit Më 22 gusht 1999, rreth orës 21:00, Lulzim Berisha së bashku me Plaurent Dervishajn, Indrit Taullai, Dritan (Adriatik) Coli dhe Klodian Saliun, kanë vrarë Marsel Sotirin në vendin e quajtur zona e Plazhit në qytetin e Durrësit. Viktima po lëvizte me një autoveturë tip “BMW” dhe pasi është ndarë nga një vajzë, të cilën e ka shoqëruar deri në afërsi të shtëpisë së saj është gjendur në pritën e organizuar nga autorët, të cilët kanë qëlluar me disa lloj armësh nga drejtime të ndryshme, duke shkaktuar vrasjen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›