Në Rinas ; Shoqërohet në polici vjehrra e Aldo Bares
Nëna e bashkëshortes së Aldo Bares është shoqëruar mëngjesin e djeshëm nga Policia Kufitare në Rinas dhe është mbajtur në gjendje izolimi në mjediset e sigurisë.
Lajmi u konfirmua nga burime policore në postën kufitare të Rinasit, sipas të cilave, Vjollca Kodra, 49 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, është shoqëruar për 60 minuta në mjediset e sigurisë së aeroportit të Rinasit, ku është marrë në pyetje dhe i është verifikuar dokumentacioni. Sipas të dhënave, e shoqëruara është pyetur dhe për itinerarin e udhëtimit të saj, pasi është mësuar se po shkonte në Turqi, vend ku dy vjet më parë u arrestua Aldo Bare. Nga ana e saj, Vjollca Kodra, deklaroi se ishte duke u nisur për të bërë disa ditë pushime në një nga plazhet e Turqisë. Pasi ka kaluar një orë shoqërim, policisë nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të lërë të lirë Kodrën, e cila mori avionin dhe u nis drejt Turqisë. Vjollca Kodra është nëna e Denada Kodrës, bashkëshortja e Aldo Bares, për të cilën janë bërë përpjekje për ta shoqëruar, por deri tani, pa sukses, pasi nuk gjendet në Shqipëri.